cikli-menstrual

Blertina Koka / Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Ju janë vonuar periodat? Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është shtatzënia. Nëse kjo përjashtohet, atëherë duhet t’u kushtoni vëmendje shkaktarëve të tjerë që lidhen me përdorimin e pilulave për kontrollin e lindjeve ose hyrja në menopauzë.

Një nga efektet anësore të marrjes së këtyre pilulave në doza të ulëta është çrregullimi i ciklit menstrual. Afrimi drejt menopauzës gjithashtu shkakton çrregullime të periodave para se të kaloni në këtë fazë.

Përveç këtyre 3 mundësive, ka edhe probleme të tjera shëndetësore, si dhe faktorë mjedisorë dhe të mënyrës së jetesës që mund të ndikojnë tek cikli menstrual.

Ja cilët janë ata:

  • Problemet me tiroidet
  • Sindroma policistike e vezoreve
  • Niveli i lartë i stresit
  • Duhanpirja
  • Konsumimi i alkoolit
  • Dieta e varfër ushqimore
  • Konsumi i tepërt i alkoolit
  • Të qenët e dobët
  • Stërvitja e shumtë