Përshtati në shqip për “Shëndeti Online” dhe gazeta “Shëndet+”: Blertina Koka

Mund të duket si një premtim i filmave fantashkencorë. Por, besojeni ose jo, shkencëtarët në Universitetin e Bostonit besojnë se kanë zbuluar një test gjaku që mund të parashikojë jetëgjatësinë e një njeriu.

Gjatë studimit, të publikuar tek revista Aging Cell, u përdorën të dhënat mjekësore të mbledhura nga 5000 monstra gjaku dhe i analizuan ato kundrejt zhvillimeve shëndetësore të dhurueseve gjatë një periudhe 8-vjeçare.

Së bashku ata identifikuan struktura që parashikonin të ardhmen e mirë dhe të keqe. Më specifikisht, mundësinë e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

“Këto struktura shfaqin ndryshime në mënyrën se si plaken njerëzit, dhe premtojnë për parashikim të plakjes së shëndetshme, ndryshime në funksionin fizik e njohës, mbijetues dhe sëmundje të lidhura me moshën, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe kanceri,” thonë autorët dr. Paola Sebastiani dhe dr. Thomas Perls.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/