Kryefaqja Aktualitet Shqiptarët, populli që i paguan më shumë nën dorë mjekët në Evropë

Shqiptarët, populli që i paguan më shumë nën dorë mjekët në Evropë

0
Shpërndaje

Pyetjes “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare te doktorët”, të anketuarit dhe shoqatat në Shqipëri i janë përgjigjur njëzëri “Po, vazhdimisht”.

Shqipëria mban rekord si vendi që paguan më shumë nën dorë doktorët, në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorit 2016, publikuar së fundmi nga Health Consumer Powerhouese.

Pas Shqipërisë, në zonën e kuqe renditen Hungaria, Bullgari dhe Rumania. Vendet e tjera të rajonit kanë dhënë përgjigje më të të moderuar, ku më keq renditen Greqia e Serbia dhe më mirë Maqedonia.

Shtetet, ku pacientëve as që u shkon ndër mend që të japin pagesa nën dorë tek doktori janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu, Islanda, Danimarka dhe një shtet i Ballkanit, Kroacia.

Anketimi

Pyetja kryesore e sondazhit ishte: “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare?” dhe përgjigjet varionin me: “Jo!” e qartë, “Ndonjëherë, në varësi të situatës” dhe “Po, vazhdimisht”.

Si pagesë informale konsiderohet çdo pagesë që bëhet nga pacientët si shtesë e pagesës zyrtare. Ky vëzhgim mbi pagesat informale është i pari që është bërë në gjithë Europën për këtë problem.

Indeksi i shëndetit, Shqipëria nga fundi

Në indeksin e shëndetit konsumator në total, Shqipëria renditet e 32-a nga 35 shtete europiane. Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve. Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.

Më keq se ne renditen Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria. Por, raporti thekson se Shqipëria shpëton nga vendi i fundit, kryesisht për shkak se ka një performancë të fortë në akses, ku organizatat e pacientëve gjithashtu në 2016-n konfirmuan versionin e ministrisë se kohët e pritjes janë një problem i vogël.

Burimi: Monitor

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here