Kryefaqja Femijet Shtatzënia rigjeneron trupat e mamave

Shtatzënia rigjeneron trupat e mamave

0
Shpërndaje

Shtatzënia? I bën të lulëzojnë nënat në nivelin fizik, duke i bërë të duken më të reja, sidomos nëse lindja e fëmijës ndodh në moshë të madhe. Por të mirat zgjasin mami dhe bebi 2vetëm dy muajt e parë pas lindjes së të voglit. Indet rigjenerohen më shpejt dhe procesi i plakjes së qelizave ngadalësohet. Kjo është ajo çka rezulton nga një studim izraelit, i publikuar në revistën “Fertility and Sterility”.

Studiuesit kanë analizuar përmes rezonancës magnetike të dhënat e një transplanti të mëlçisë tek minjtë e laboratorit, në kushte normale dhe në kushte shtatzënie. Kanë parë se tek brejtësit e rinj gjatë shtatzënisë rigjenerimi i mëlçisë ishte 82% në dy ditë, ndërkohë që tek minjtë më të rritur dhe jo shtatzënë rigjenerimi ishte 46%. Por të dhënat më mahnitëse ishin ato që i përkisnin minjve shtatzënë në moshë më të rritur, për të cilët rigjenerimi i mëlçisë ishte 96%.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se shtatzënia i mbronte brejtësit nga dëmet e indeve rreth zemrës, një pjesë e pakthyeshme e procesit të plakjes.

Mëmësia është një gjendje unike për trupin, në të cilin bashkëjetojnë sistemet e dy personave, shprehen studiuesit: në trupin më të vjetër, që është ai i nënës, është sikur injektohet një serum rinie nga ana e fëmijës, dhe që është përgjegjës për procesin e rinimit. Ose të paktën kjo është teoria e ngritur prej studiuesve.

Një tjetër studim kishte zbuluar se shtatzënia mund të rrisë aftësitë rigjeneruese të muskujve të nënës me një efekt kalimtar të dobishëm, i cili vazhdon deri në dy muaj pas lindjes së të voglit.

Përshtati në shqip: A.Gjypi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here