Kryefaqja Box 4 Si të hiqni celulitin me llumin e kafes?

Si të hiqni celulitin me llumin e kafes?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

plazh

Me ardhjen e verës dhe sezonit të plazhit, trupi ekspozohet gjithnjë e më shumë. Nëse doni një trup perfekt, pa asnjë të metë, nisni betejën me celulitin përmes këtyre trajtimeve natyrale me kafe.

Konsumimi i kafes rrit qarkullimin e gjakut. Llumi i kafes mund të përdoret gjithashtu si një pastrues natyral, që mund të largojë qelizat e vdekura në lëkurë dhe t’i zëvendësojë ato me qeliza të shëndetshme.

Për trajtimin e parë do t’ju duhen vetëm tre përbërës: kafe, vaj kokosi dhe sheqer.

  • Përzieni ¼ filxhan llum kafeje me dy lugë gjelle vaj kokosi dhe tre lugë gjelle sheqer. Përzieni këta përbërës derisa të formohet një pastë.
  • Merreni pastën dhe aplikojeni direkt tek pjesët ku keni celulit. Masazhojeni mirë ndërkohë që aplikoni pastën.
  • Më pas lahuni me ujë të vakët.
  • Përsëriteni këtë trajtim të paktën 2-3 herë në javë, derisa të shihni rezultate pozitive.

celulit_kafe

Një trajtim tjetër është me llumin e kafes dhe vaj ulliri.

  • Përzieni 1/5 filxhan me llumin e kafes me pak vaj ulliri.
  • E ngrohni përzierjen tek mikrovala për 20 minuta.
  • Aplikojeni pastën tek pjesët ku keni celulit dhe mbështilleni me një qese plastike për 30 minuta.
  • Më pas lahuni me ujë të vakët.
  • Përsëriteni këtë trajtim për të paktën dy herë në javë, derisa të vëreni përmirësime.

Burimi: Health Digest / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here