Aktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë (AH3N2),  të cilët janë të përfshirë në vaksinën e gripit.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë.

Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit, marrja e masave të nevojshme çdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit, si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut.

Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit. 

  • Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
  • Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
  • Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.
  • Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
  • Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit.

  • Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
  • Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.
  • Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik / http://shendeti.com.al/

Kujdes/ Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit

Kategoritë që rrezikojnë më tepër nga pasojat e rënda të gripit