stela5

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Te Stela Sport Center” unike në llojin e saj, është projektuar në atë lloj mënyre ku e gjithë familja mund të kënaqet brenda një orari. Me instruktorë profesionistë, “Te Stela Sport Center” ofron 7 shërbime të ndryshme në një qendër të vetme. Krahas faciliteteve në shërbim, “Te Stela” aplikon edhe oferta të shumta. Vetëm përgjatë sezonit veror, çdo shërbim në këtë qendër përfitohet me 15% ulje. Ajten Muraku, pjesë e stafit e “Te Stela Sport Center”, tregon një sërë detajesh lidhur më këtë qendër sportive, duke nisur që nga shërbimet e ofruara e gjer tek detajet e regjistrimit.

Çfarë ofron “Te Stela Sport Center”?

“Te Stela Sport Center” është hapur para 6 vitesh krahas resortit. Të gjitha shërbimet që ofrohen janë projektuar në atë lloj mënyre ku e gjithë familja mund  të kënaqet brenda një orari. Në qoftë se një prind sjell fëmijën në një kurs noti, zumba, kickboxing apo diçka tjetër,”Te Stela” nuk shpenzohet koha kot. Në vend që prindi të rrijë duke pritur në kafe, fare mirë ai mund ta kalojë kohën në një aktivitet tjetër sportiv, që ne këtu “Te Stela Sport Center” i kemi të ndryshme. Aktualisht “Te Stela Sport Center” ofrohen 7 shërbime si:

  1. pishinë,
  2. palestër,
  3. zumba,
  4. kickboxing,
  5. aqua gym,
  6. sauna
  7. banjë turke

Te Stela Resort (7)

Si elementi më identifikues, çfarë i bën unike pishinat e “Te Stela Sport Center”?

“Stela Sport Center” ofron 3 pishina gjysmë olimpike (25 m) me të gjitha kushtet dhe parametrat që duhet të ofrojë një sport center. Dy janë të brendeshme dhe të ndara në korsi për stërvitje, ndërsa kemi edhe pishinën verore, e cila qëndron e hapur nga mesi i majit gjer në fund të gushtit. Ndërsa pishinat dimërore qëndrojnë të hapura gjatë gjithë kohës, sepse shfrytëzohen për kurset e notit. Në njërën nga pishinat dimërore, e cila është më e cekët (1 e 20 – 1 e 60) dhe me 4 korsi, stërviten moshat e vogla, ndërsa tek tjetra që është më e thellë (1e 60-1e 80) dhe me 6 korsi stërviten mosha më të rritura, nga 8 vjeç e sipër.

Çfarë duhet të dijë paraprakisht dikush për t’u regjistruar në kurset e notit?

Krahas shërbimeve të tjera “Stela Sport Center” ofron edhe kurset e notit. Programi për këto kurse starton në shtator dhe çdo nivel zgjat tre muaj. Aktualisht Te Stela janë të regjistruar rreth 600 fëmijë, shumica prej të cilëve stërviten në nivel kompetetiv. Me trajnimin e këtyre fëmijëve merren 3 instruktorë dhe një trajner. Në bazë të niveleve dhe moshës, fëmijët ndahen në tri kategori. Për moshat e vogla 1-4 vjeç kujdeset profesor Jani Kongjini, që për ne ka qenë risi këtë vit, pasi më parë fëmijët pranoheshin nga 4 vjeç e sipër, por, duke parë kërkesat e shumta, u bë dhe një ndryshim i tillë. Ndërkohë pas kësaj moshe, nga 4-8 vjeç kujdeset profesor Mario Koxhaku, ndërsa kryetrajneri profesor Sadik Mema merret me trajnimin e ekipit të Stelës, të cilët i stërvit nga e hëna në të premte dhe i përgatit ata për t’u bërë kampion. Kurset e notit fillojnë në orën 16:00 dhe mbarojnë në orën 20:00. Për t’u regjistruar çdo fëmijë duhet të jetë i pajisur edhe me një deklaratë shëndetësore.

Te Stela Resort Zumba (1)

Cilat janë disa nga shërbimet e reja që “Te Stela Sport Center” ofron?

Dy shërbimet e reja që janë shtuar këtë sezon janë Zumba dhe Kickboxing. Të dy këto shërbime ofrohen te ne që prej muajit shtatorit, nën kujdesin e dy instruktorëve profesionist si Brajana Tafaj dhe Freki Myftari. Zumba është një aktivitet i cili bëhet prej 90 minutash, ku gjysmë ore bëhet kërcim dhe gjysmë ore ushtrime toke, ndërsa kickboxing është një sport i fortë ku vihen në lëvizje pothuajse të gjitha gjymtyrët e trupit.

Për të gjithë ata që duan të zgjedhin “Stelën”, çfarë ofertash kemi këtë sezon?

“Te Stela Sport Center” bën oferta vazhdimisht, sidomos me paketat familjare dhe gjatë sezonit veror. Aktualisht, për të gjitha shërbimet si: not, zumba, kickboxing, palestra, sauna, banjo turke, aqua gym etj, “Te Stela Sport Center” ofron 15 % ulje.

stela4

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , sport-estetike@testela.al ose në Facebook: “Te Stela”