Kryefaqja Aktualitet Tensione në Parlament/ Dogjani përplaset me Beqajn: Keni vendosur diktaturë në spitale...

Tensione në Parlament/ Dogjani përplaset me Beqajn: Keni vendosur diktaturë në spitale (Video)

0
Shpërndaje

Momente tensioni ka pasur këtë të enjte në seancën parlamentare, mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetit demokrat Asllan Dogjani.

Shkak janë bërë pretendimet e Dogjanit, që në emër të PD-së ka akuzuar Beqajn për abuzime të rënda në shëndetësi. Dogjani denoncoi Beqajn se ka pasur një komunikim në “Facebook” me një zonjë e cila i kërkonte t’i mundësonte një aparat tre euro për të bijën, ndërkohë që ministri tallej.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur Dogjani është afruar tek ulësja e Beqajt, por ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës ka shmangur përplasjen fizike.

Dogjani tha se Beqaj ka vendosur diktaturën në spitale, duke kërcënuar çdo mjek dhe infermier që guxon të thotë të vërtetën.

Asllan Dogjani: Ky ku jemi ne është mjerim, kudo vuajnë. Ky ka instaluar regjimin e frikës, diktuarës. Këta vrasin përditë, për shkak të sistemit shëndetësor. Mjekët kanë frikë të reagojnë ndaj situatës mjerane që është në spitale.

Ndërkohë ministri Beqaj hodhi poshtë akuzat duke i kërkuar Dogjanit të distancohet nga deklarata e tij.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here