pacientja

“Together for Life” po monitoron të drejtat e pacientëve dhe zbatimin e tyre nga institucionet shtetërore. Raportimi i mungesave në spitale, ngritja e zërit të pacientëve jo vetëm në media, por deri në institucione si Avokati i Popullit dhe Kryeministria, vënia para përgjegjësisë së institucioneve shtetërore për t’u dhënë pacientëve shërbimin që u takon sipas ligjit, janë mënyra se si “Together for Life” ka zgjedhur të kryejë punën e saj si pjesë e shoqërisë civile.

Drejtoresha Eglantina Bardhi thotë se pacientët duhet ta kuptojnë se shërbimi në spitale, në qendra shëndetësore u takon me ligj. Ata duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Ngritja e zërit ka sjellë reagime të menjëhershme nga instancat shtetërore, çka tregon se nëse ka vullnet, gjithçka realizohet./ http://shendeti.com.al/