unfpa-tfl

Për gazetën “Shëndet+”, Valentina Asabella, terapiste pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor nr. 3, Tiranë

Të gjitha vajzat adoleshente e kanë një idhull. Zakonisht këto “idhuj” janë modele, këngëtare apo aktore me imazhe ekstremisht të bukura që, për arsye komerciale, media po na i servir pa asnjë kursim.

Kjo çështje mund të shihet në dy aspekte. Nga njëra anë, pasja e një “idhulli” është pozitive, sepse ti përpiqesh ta arrish atë person. Nga ana tjetër, idhujt që na serviren sot përmbajnë një “perfeksion” që nuk është realist. Si rrjedhojë, edhe rreziku për të dështuar që ta arrish idhullin tënd është shumë i

Valentina Asabella

Valentina Asabella

madh. Vajzat e reja shohin këta idhuj të tyre dhe u nënshtrohen dietave ekstreme, kalojnë në anoreksi dhe ju siguroj që pjesa më e madhe e këtyre vajzave kalojnë në anoreksi. Duhet të kuptojmë se ky “perfeksion” që servir media, bën që këto vajza të bien dhe pre e abuzimit. Pjesa më e madhe e vajzave nuk e kanë nivelin ekonomik për të vajtur në qendrat estetike dhe për të arritur atë “bukuri” që shfaq media. Si rrjedhojë, ato bien pre e abuzimeve.

Prindërit, nga ana tjetër, duhet të punojnë fort në këtë drejtim. Duhet t’u qëndrojnë pranë vajzave të tyre, t’u japin shumë dashuri dhe t’u rrisin vetëvlerësimin. Mosha e adoleshencës është vetë e atillë, por një nënë e kujdesshme është psikologe për vajzën e saj dhe di si t’ia rrisë asaj vetëvlerësimin. Ato duhet të kuptojnë se nuk është pamja fizike gjëja kryesore e suksesit në jetë.

Personalisht vajzave të reja do t’u thosha ta duan veten dhe të punojnë fort për rritjen e tyre intelektuale. Nëse arrijnë sukses me individualitetin e tyre (duke qenë vetvetja), atëherë do të kenë gjithçka në jetë.