Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

buze-eEkspertët e grimit theksojnë se konturimi i buzëve është punë që premton efekt të mirë dhe dukje të bukur pa qënë nevoja t’i nënështroheni operacioneve të dhimbshme.

Ai përbëhet në tre hapa të thjeshtë:

1. Merrni laps për buzë në dy nuanca. Mund të përdorni dhe buzëkuq, por lapsi është shumë më preciz dhe jep shenjë më intensive dhe më mirë theksojnë këndet e buzëve. Brendësinë e buzëve mbusheni me lapsin me nuancë më të ndritshme.

2. Tek këndet e jashtme krijoni një kornizë me lapsin me nuancë të errët. Lehtas ngjyrosni buzët, derisa të arrini te pjesa e brendshme e buzëve, kur nuanca e errët dhe ajo që tashmë e keni aplikuar duhet të takohen.

3. Ende nuk është gati! Lapsin në nuancën e errët duhet ta aplikoni edhe në brendësinë e buzës së poshtme nga të dyja anët, por shmangni mesin.

4. Me gishtërinj ose furçën për grim përzieni ngjyrën.

5. Për efekt sa më sensual thjesht shtoni edhe pak nuancë më të ndritshme në brendësi dhe errësoni këndet.

Burimi: glamur