Kryefaqja Kuzhina 4 arsye përse preshi është një ushqim i çmuar, gabimisht i nënvlerësuar

4 arsye përse preshi është një ushqim i çmuar, gabimisht i nënvlerësuar

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

4 arsye të forta përse duhet të konsumoni më shpesh presh

  1. Preshi bën pjesë në familjen e qepëve dhe hudhrave, dhe përmban me shumicë përbërës sulfurik, të cilët rrisin ndjeshëm aftësitë detoksifikuese të mëlçisë, ndërkohë që neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë ndër nismëtarët kryesorë të aktivitetit kancerogjen në indet dhe organet e njeriut.
  2. Preshi përmban një antioksidues, i cili quhet kaempferol, dhe mbron arteriet nga dëmtimet e rrezikshme.
  3. Përmbajtja e lartë në antioksidues bën preshin një ushqim mbrojtës kundër diabetit, inflamacionit, artritit, obezitetit dhe alergjive të sistemit të frymëmarrjes.
  4. Edhe pse njësoj i dobishëm dhe ushqyeshëm si qepa dhe hudhrat, preshi nuk lë aroma të forta pas konsumit, dhe nuk djeg aq shumë. Për këtë është një ushqim ideal edhe për fëmijët e vegjël.

Supë me presh, patate dhe limon

Për 6 racione:

  • 1kg presh
  • 450gr patate
  • 2 thelpinj të vegjël hudhër
  • ½ lugë caji curry*
  • 1 tufë kopër
  • lëkurën e ½ limoni
  • ½ limoni te shtrydhur
  • pak kripë, pak piper
  • Pak vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 150gr lëng pule
  • 6 gota ujë

Përgatitja

  • Kaverdisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri ne zjarr mesatar, për pak minuta. Shtoni curry-n.
  • Shtoni lëngun e pulës, ujin dhe patatet.
  • I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin.
  • Provoni për kripë, piper.
  • Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë përbërjen në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një vale të fundit.
  • Duhet të behet kremoze.

Një supe ideale edhe për fëmije të vegjël, pasi preshi është një perime e pasur në hekur, vitaminë B6, acid folik, dhe vitaminë A.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here