5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë

A jeni një nga ata njerëz që e urrejnë të zgjohen në mëngjes, të ndihen të plogësht dhe të kenë vështirësi të ngrihen nga shtrati? Nëse po, përfshijini këto zakone në rutinën tuaj të mëngjesit dhe do ta ndjeni ndryshimin që nga dita e parë!

Zgjohuni me qetësi

Në vend që të çoheni nga shtrati sapo të bjerë alarmi, do të ishte një ide e mirë të merrnit disa minuta për ta lënë trupin dhe mendjen tuaj të rikuperohen nga gjumi. Bëni disa ushtrime frymëmarrjeje për t’ju ndihmuar.

Uji i ftohtë është jetë

Sapo të ngriheni nga shtrati dhe të shkoni në banjo, lani fytyrën me ujë të ftohtë, madje edhe në dimër. Kjo ndjesi freskuese e zgjon trurin fjalë për fjalë.

Shtriqu

Muskujt e lënduar dhe të tendosur, veçanërisht në shpatulla, shpinë dhe legen, do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur para se të fillojë dita. Bëni disa ushtrime të lehta shtrirjeje përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër. 5 minuta janë të mjaftueshme.

Ha mëngjes

Ndoshta e dini tashmë këtë, por ia vlen t’jua kujtojmë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, prandaj është e rëndësishme t’i jepni sasinë e duhur të energjisë për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që i nevojitet. Drithërat e plota, ushqimet që përmbajnë proteina të ligët dhe yndyrnat e mira janë të domosdoshme çdo mëngjes.

Pini shumë ujë

Gjatë ditës, është e rëndësishme ta mbani trupin tuaj të hidratuar. Kur ndiheni të lodhur ose nuk mund të mendoni qartë, dehidratimi mund të jetë shkaku i kësaj ndjenje. Së dyti, pavarësisht nëse punoni nga shtëpia apo në zyrë, është mirë të keni gjithmonë shishen e ujit plot pranë dhe të pini edhe nëse nuk keni etje.

Postime të ngjashme

Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Këto janë burimet më të mira të vitaminës C
Çfarë duhet të pini për të lehtësuar dhimbjet e stomakut
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë
Studimi: Kafeja mund të mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës