Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare
Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme. Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.
Mos humbisni: Infeksionet urinare, faktorët që rrezikojnë femrat dhe meshkujt.
Nëse vëreni një nga këto probleme në lidhje me urinimin – ndieni sikur duhet të urinoni, nga ana tjetër nuk mund të urinoni, ose e keni të vështirë të boshatisni plotësisht fshikëzën – sidomos edhe nëse antibiotikët nuk kanë funksionuar – duhet të flisni me mjekun.