Kryefaqja Lajm kryesor 6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë...

6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë vonë

0
Shpërndaje

Diabet

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikime serioze.

Në pjesën më të madhe rasteve nuk shfaqen që në fillim simptomat e diabetit. Në disa raste janë  “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht. Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim të shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjerat, si problemet me mishrat e dhëmbëve, vijat e errëta në lëkura (gjendje e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”), mpirjet e duarve apo këmbëve, rënia e dëgjimit dhe shikimit, mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët.

Mbron veten: Nëse po përjetoni një nga këto simptoma, siguroheni të konsultoheni me një mjek. Pas moshës 45 vjeç duhet të kontrolloheni të paktën çdo 3 vite për diabetin. Nëse jeni mbipeshë ose keni faktorë të tjerë rreziku, si tension të lartë të gjakut apo nivele të larta të kolesterolit, duhet të kontrolloheni më shpesh.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here