Kryefaqja Lajm kryesor 6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë...

6 sëmundje që nuk kanë thuajse asnjë simptomë derisa të jetë shumë vonë

0
Shpërndaje

Sindroma e vezores policistike

Shumë femra që kanë probleme me ciklin menstrual i anashkalojnë ato, pasi e kanë të vështirë të flasin me të tjerët në lidhje me këto tema, përfshirë edhe gjinekologen.

Por, ka probleme që në dukje nuk janë shqetësuese, por që nëse lihen pa trajtuar mund të bëhen më serioze.

Një problem që lidhet me çrregullimet e  ciklit menstrual është sindroma e vezores policistike (PCOS).

Edhe pse kjo sindromë lidhet me çrregullim të ciklit apo mosardhje të menstruacioneve, mund të ngatërrohet shumë lehtë. Për ciklin e çrregullt ndoshta mund të fajësoni faktorë të tjerë. Ose, meqë sindroma policistike e vezores karakterizohet nga shumë pak simptoma (dhe nuk diagnostikohet me një test të thjeshtë), mund të ngelet e pa diagnostikuar.

Sipas ekspertëve, 5-10% e femrave vuajnë nga kjo sindromë.

Ashtu siç nuk ka vetëm një test për të diagnostikuar sindromën e vezores policistike, nuk është edhe një simptomë e vetme që tregon për prezencën e kësaj sëmundjeje. Periodat e çrregullta ose mungesa e tyre mund të jetë një shenjë. Aknet, rënie të shumta të flokëve, infertiliteti dhe shtimi në peshë lidhen gjithashtu me sindromën policistike të vezores.

Të tilla janë edhe problemet metabolike, si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, madje edhe diabeti.

Mbroni veten: Nëse keni ndonjërën nga këto shenja, është mirë që të konsultoheni me një gjinekologe.

Shumicën e rasteve, mjekët do t’ju rekomandojnë të bëni një test gjaku për të parë nivelet e hormoneve, për shembull të testosteronit. Vezoret dhe gjëndrat e veshkave prodhojnë testosterone në sasi normale, por, nëse vuani nga sindroma e vezores policistike, mund të keni nivele më të larta të këtyre hormoneve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here