Shenjë diabetit: Keni njolla të çuditshme në lëkurë
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut, përfshirë edhe ato që janë direkt nën lëkurë. Ky dëmtim mund të çojë në shfaqjen e njollave kafe në lëkurë, sidomos në këmbë. Njollat e bëjnë lëkurën të ashpër dhe mund të jenë të dhimbshme.
Mund të vëreni gjithashtu vija të errëta në lëkurë, sidomos në krahë, qafë ose ije. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë riprodhim të qelizave të lëkurës më shpejtë se normalisht. Qelizat e reja kanë më shumë pigment, prandaj shfaqen edhe këto vija të errëta, të cilat nuk janë të dhimbshme, por e bëjnë lëkurën më të ashpër dhe i japin një erë të keqe.