Kryefaqja Shendeti a-z A Barnat biologjike, zgjidhja për sëmundjen e artritit

Barnat biologjike, zgjidhja për sëmundjen e artritit

1
Shpërndaje

Dr. Blerina Dhamo, mjeke reumatologe pranë Spitalit Hygeia

Dhimbje, skuqje dhe ënjtje të kyçeve, vështirësi në lëvizje sidomos pas një periudhe qetësie, temperaturë subfebrile 37-37.5, dhimbje muskujsh dhe dobësi trupore, janë ankesat që shfaqin pacientët me artrit reumatoid. Fillimisht ankesat janë në artikulacionet e duarve dhe këmbëve. Me avancimin e sëmundjes shtohet numri i artikulacioneve të prekura. Pacientët hasin vështirësi në punët e mëngjesit, si larja e fytyrës dhe gojës, veshja e teshave dhe këpucëve, krehja etj. Këto dhimbje nuk kalojnë me paracetamol apo ibuprofen, medikamente që u referohemi shpesh në rast dhimbje. Nëse dhimbjet e kyçeve zgjasin mbi një muaj pacienti duhet të shkojë tek mjeku reumatolog për të përjashtuar fillimin e artritit.

Si diagnostikohet kjo sëmundje ?

Diagnostikimi i artritit reumatoid bëhet nga mjeku reumatolog nëpërmjet vizitës mjekësore dhe disa analizave të thjeshta gjaku. Intervista mjek-pacient është shumë e rëndësishme për të kuptuar sëmundjen. Vizita që bëhet nga mjeku fokusohet tek kyçet për të parë numrin e kyçeve të prekura, lëvizjet e tyre, prekjen e organeve të tjera nëse ka. Në disa raste mund të jetë e nevojshme dhe ndonjë grafi ose eko e artikulacionit të prekur.

Cila është terapia që duhet ndjekur mbi parandalimin e ndërlikimeve që sjell kjo sëmundje?

Artriti reumatoid është një sëmundje e cila po u diagnostikua herët, aq më shumë shanse ka që  pacienti të bëjë një jetë pa dhimbje dhe pa deformime të kyçeve. Diagnostikimi i hershëm dhe fillimi i mjekimit është çelësi në suksesin e trajtimit dhe shmangien e  deformimeve artikulare që bën artriti. Nëpërmjet mjekimeve klasike, si  dhe barnave biologjike, të cilat realizohen ne spitalin tonë, pacientët do të  arrijnë  të bëjnë një jetë më cilësore. E rëndësishme është që të ndiqen rregullisht nga mjeku reumatolog çdo 2 apo 3 muaj për të ndjekur nga afër rezultatin e mjekimit por edhe efektet anësore të tij.

Cilat mosha duhen të bëjnë analizat për të zbuluar herët artritin?

Artriti është një sëmundje që preferon femrat por edhe meshkujt ndonëse preken më pak nuk janë të përjashtuar. Femrat e moshës 45-60 vjec janë 2-3 herë më të rrezikuara se meshkujt. Duhani është gjithashtu një faktor risku së bashku me obezitetin. Ndaj u sugjeroj këtyre kategorive nëse kanë dhimbje të kyçeve duhen të bëjnë check-up të artritit. Personat që kanë familjare me artrit kanë rrezik me të lartë se pjesa tjetër e popullatës dhe duhet të tregojnë kujdes ndaj çdo dhimbje kyçi.

Spitali Hygeia nga datat 10 – 18 Prill, do të ofrojë Paketën e Kontrollit të Artritit nga çmimi real 11,800 lekë me çmimin ofertë prej 7,500 lekë.

Paketa përfshin ekzaminimet si vijon:

  • Gjak Komplet Eritrosediment PCR
  • Uricemi
  • Faktor Reumatoid
  • Grafi
  • Vizitë Reumatologu

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj, mund të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000.

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here