Si prindër mund të jetë e vështirë të monitoroni se çfarë bëjnë fëmijët tuaj online. Shumica e prindërve i besojnë fëmijëve të tyre por fëmijët sidoqoftë mund të ndeshin material shqetësues.
Filtrimi dhe moderimi janë mënyra të mira për të ndaluar përmbajtjen e papërshtatshme dhe të dëmshme. Këto janë vegla që ju mundësojnë të vendosni kufij online sipas moshës së fëmijëve.
Disa nga këto vegla janë pa pagesë dhe ka tjera që mund t’i blini. Përdorni veglat që ju përshtaten nevojave të familjes suaj.
Çdo paketë/vegël për kontroll prindëror duhet të përmbajë këto shërbime:
- Filtrim të përmbajtjes për të ndaluar qasjen në faqe të caktuara siç janë faqet pornografike
- Kufizimet kohore – për të kufizuar kohën gjatë së cilës fëmijët mund të përdorin internetin apo periudha kohore gjatë së cilave fëmijët mund të kenë qaje në faqe të caktuara
- Monitorimi: ju informon rreth faqeve të cilat fëmijët e juaj tentojnë t’i vizitojnë
- Raportimi: ju jep informata rreth faqeve që fëmija i juaj i ka vizituar
Ka tri nivele kryesore për përdorimin e kontrolleve prindërore:
- Internet Service Providers (ISP’s): Këto janë kompanitë që ju ofrojnë internet në shtëpinë tuaj. Shumica e IPS kompanive ofrojnë edhe kontrolle prindërore. Këto ju lejojnë të përdorni kontrolle në kompjuter apo mjete tjera me të cilat i qaseni Internetit.
- Mjetet me të cilat shfrytëzoni Internetin: Shumica e kompjuterëve, telefonave celularë, dhe konsolave të lojërave kanë edhe opsionin për kontroll prindëror. Për shembull sistemet operative Windows dhe Mac kanë opsionin e kontrolleve që mund të aktivizohen në kompjuter.
- Softveri: Ka një mori paketash që mund të blehen apo shkarkohen nga Interneti gratis për këtë qëllim.
Kontrollet prindërore nuk mund të bëjnë Internetin 100% të sigurt dhe ju duhet po ashtu të bisedoni me fëmijët tuaj për përdorimin e sigurt të Internetit./shendeti.com.al