Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile

Gjatë workshop-it “Sisteme shëndetësore transparente dhe llogaridhënëse”, organizuar nga shoqata Together For Life (TFL) dhe mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), pjesëmarrësit shprehën pakënaqesinë rreth paragjykimeve që hasin dhe rreth mungesës së komunikimit nga ana e shtetit, duke shpërfillur kështu pozitën dhe detyrën e shoqërisë civile dhe duke i lënë ata të përjashtuar në procese të cila duhet të marrin pjesë. Pikërisht mbi këtë kontekst, specialistja për autizmin Elona Hasko, përmendi rëndësinë e rrjetizimit dhe specializimit më të mirë të shoqërisë civile mbi çështje specifike.

“Fëmijët me autizëm janë me aftësi të veçanta, por jo të kufizuara. Është shumë e rëndësishme për shoqërinë civile që të fillojë të profilizohet. Kur bëhen tryeza speciale për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, bëhen me qëllim që të njohim njerëzit dhe ekspertët. Si mund të rrisim ne numrin e mësuesve të profilizuar për të dhënë mësim fëmijëve autik? Bashkia e Tiranës ka Open Data ku nxjerr çdo vit numrin e fëmijëve me nevoja të veçanta, të specifikuara, por këta janë fëmijë të rregjistruar si të tillë. Kjo ndodh pasi familja mund të mos e pranojë që fëmija ka një problem të caktuar, por duke u nisur nga mbrojtja dhe siguria e fëmijës, duhet shënuar në statistika situata e tij. Në këtë mënyrë neve mund të parashikojmë sa mund të jenë me nevoja të veçanta. ”

Por, një tjetër problem që vihet re është dhe mungesa e një infrastruktureje të mirëfilltë, të specializuar për një grup të caktuar. Përsa i përket fëmijëve me autizëm, Elona Hasku, shprehu se Shqipëria në krahasim me Europën dhe Amerikën është lider ne ofrimin e mësuesve në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Kjo është ndihmuar dhe nga lobimi i shoqërisë civile, i familjes, i medias. Në Europë nuk mund të shkosh në çdo shkollë edhe të të ofrohet mësuesi ndihmës, por vetëm në shkolla të veçanta, të dedikuara. Në Shqipëri shërbimi është më i mirë, mësuesi është i trajnuar dhe nuk ndëpritet në momentin që përfundon shkolla 9-vjeçare. Një nga direktivat që ne ia kemi paraqitur Ministrisë së Arsimit është krijimi i shkollave të profilizuara. Kjo është një gjë që duhet bërë duke u bazuar dhe në kapacitetet e qyteteve.” 

Burimi: Transparency.com.al

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala