Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Fuqizimi ekonomik i gruas, sfida e të ardhmes

Fuqizimi ekonomik i gruas, sfida e të ardhmes

0
Shpërndaje

Fuqizimi ekonomik i grave është thelbësor për arritjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërsa normat e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në rang global janë rritur, pasi përherë e më shumë gra janë larguar nga sektori i bujqësisë, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një lëvizje drejt formave produktive dhe të punës së denjë, theksohet nga Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Hyrja në rritje e grave në punë me pagesë nuk është shoqëruar me ndryshim proporcional në ndarjen gjinore të punës së papaguar në shtëpi. Kështu, tashmë vihet re se gratë që punojnë jashtë shtëpisë kanë tendencë të punojnë më shumë orë se burrat.

Nga ana tjetër, në dekadën e fundit hendeku gjinor në të ardhura është zvogëluar me një ritëm aq të ngadaltë, saqë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), do të duhen më shumë se 75 vjet për të arritur pagë të barabartë me burrave dhe grave në çdo sektor.

Këto tendenca shtrojnë pyetjen nëse zënia e kohës së grave në punë me pagesë mund të konsiderohet si një element fuqizues për to. Në ditët e sotme ekspertët po diskutojnë dhe kanë dalë në përfundimin se mënyra që potenciali i fuqizimit të punës së paguar të jetë më i madh, duhet që gratë të përfshihen në tregun e punës bazuar në mundësitë që atyre iu ofrohen për të zgjedhur mes një game të gjerë pozicionesh dhe profesionesh, bazuar në aftësitë, mundësitë dhe dëshirat e tyre. Sigurimi i një vendi pune që nuk përmbush asnjë nga kriteret e mësipërme nuk kontribuon domosdoshmërisht në fuqizimin ekonomik dhe social të tyre.

Gratë vazhdojnë të hasin vështirësi në balancimin e përgjegjësive të punës dhe familjes, vazhdojnë të diskriminohen në aksesin ndaj kapitalit financiar që sjell mungesë edhe mungesë vetëbesimi.

Ndërsa hasin vështirësi në sigurimin e një pune të ‘keqe’ me pagesë,  të paguar keq, apo ku shfrytëzohen, shumë gra tentojnë të ngrenë aktivitete që u sigurojnë vetëpunësim. Por, shpesh aktivitetet sipërmarrëse të grave diktohen nga nevoja dhe jo mundësia.

Vetëm një zgjerim i mundësive ekonomike, nëpërmjet rritjes me në qendër punësimin do të krijonte një mjedis makroekonomik mikpritës për fuqizimin e grave, pa i vënë burrat dhe gratë në konkurrencë me njëri-tjetrin për forma të denjë pune.

Me qëllim ndryshimin pozitiv të situatës social ekonomik të grave ekspertët sugjerojnë ndërmarrjen e disa hapave të rëndësishme nga politikbërësit në nivel qendror dhe lokal, në të cilat përfshihen:

  • Ndërmarrja e reformave të suksesshme rregullatorë, të cilat përfshijnë zgjerimin e të drejtave të barabarta për gratë për të zotëruar ose trashëguar prona, për të udhëtuar, për të hapur llogari bankare dhe për të krijuar biznese;
  • Lulëzimin e tregjeve të eksportit, ku kodet e kompanive rezonojnë dhe përforcojnë ligjet dhe rregulloret kombëtare;
  • Fuqizimi i shoqërisë civile në nivel lokal;
  • Aplikimin e formave të reja të trajnimit të përshtatur dhe jo të përgjithshëm që ndihmojnë në tejkalimin e diferencave gjinore në aftësi dhe njohuri;
  • Sigurimin e formave të rregullta të mbrojtjes sociale, i cili ka rezultuar se luan një rol të rëndësishëm në adresimin e kufizimeve specifike gjinore, pasi u kanë mundësuar grave dhe vajzave të bëjnë përparim në mënyra të synuara dhe të paparashikuara;
  • Adresimin e përgjegjësive shtëpiake të papaguara të grave, që përfshijnë kujdesin për fëmijët, të moshuarit dhe për familjet, pasi ato sjellin kufizime të konsiderueshme kohore dhe lëvizshmërie dhe pakësojnë kapacitetin e grave për t’iu përgjigjur mundësive ekonomike.
  • Ngritja e zërit për të drejtat e grave në tregun e punës jo duke u bazuar thjesht dhe vetëm në organizime tradicionale sindikatash, por edhe nëpërmjet aplikimit të negociatave, arbitrazhit ligjor, informacionit.

*********

“Gender mainstreaming in the socio-economic policies of the municipalities in the region of Lezha” project, implemented by Together for Life organization, has been supported by Reactor – Research in Action and their partners through the Action “Furthering Gender Equality through the EU Accession Process”. This Action is funded by the European Union and co-funded by the Swedish International Development Cooperation Agency.

The contents of this post are the sole responsibility of the Together for Life organization and do not necessarily reflect the views of the European Union or the Swedish International Development Cooperation Agency.

#NdjeshmëriGjinoreQasjenëBE

#PromovimiiBarazisëGjinore

#BEpërBarazinëGjinore

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here