Dr. Zana Zhuka
Okuliste
Çdo kush mund ta konsideronte si gjënë më të shtrenjtë në botë pikërisht dritën e syve. Askush nuk mund ta mendojë se pikërisht shikimin mund të humbasë dhe kjo dhe për shkak të një neglizhence. Njerëz që paraqiten fatalisht me vonesë tek mjeku, të prekur nga glaukoma, – një nga sëmundjet që shkakton humbje të shikimit deri në verbim, tashmë janë. Ndodh që kjo të shihet si një fatkeqësi e lindur nga të tjerët; askush nuk mendon se ai vetë mund të jetë fatkeqi i radhës. Por, mjekja okuliste Zana Zhuka paralajmëron se sëmundja kërcënon që pas moshës 40-vjeçare dhe prek 2% të popullsisë. Ne do t’ju ftonim t’i nënshtroheshit një vizite që nuk ju kushton asgjë. Okulista shpjegon çdo detaj në lidhje më këtë sëmundje. Glaukoma është një sëmundje problematike në të gjithë botën dhe prek 2% të popullatës, pas moshës 40-vjeçare.
Çfarë është glaukoma
Ajo ka karakter trashëgues dhe është multifaktoriale, prek të dy sytë. Prandaj ka shumë rëndësi që të njihet ky fakt nga të gjithë njerëzit. Mosnjohja e kësaj sëmundjeje, shenjat e fshehta që ajo ka, rrezikojnë të dëmtojnë nervin optik dhe të shkaktojnë një deficit të madh në fushën pamore, që ne i themi fusha vizive, deri në verbim të plotë të pacientit, nëse nuk mjekohet.
Dëmtohet i nervit optik
Nervi optik, që është nervi i të parit, ndodh që të dëmtohet për shkak të disa fibrave; ka të bëjë me fiziopatologjinë e ndërtimit anatomik në nervit optik, me vuajtjen e disa fibrave optik kapilar dhe çrregullim të qarkullimit të vazave që ushqejnë kokën e nervit optik.
Shenjat
Disa lloje glaukomash, si glaukoma me kënd të hapur që kap 2% të popullatës dhe pacientit nuk i jep asnjëlloj shenje. Në këtë lloj nuk ka shenja të mirëfillta. E vetmja gjë që duhet të bëjë pacienti pas moshës 40-vjeçare, është të bëjë një kontroll rutinë, pa pritur të shfaqen shenjat. Ndërsa glaukoma me kënd të mbyllur ka disa shenja që mund të jenë; Pacienti ka dhimbje të forta të syve, shikon rrathë ylberorë përpara dritës, ka dhimbje koke frontale në pjesën e vetullës, ka nauze (të përziera ose të vjella). Ë këtë rast, pacienti duhet të vijë urgjent te okulisti sepse kjo quhet krizë glaukomatoze.
Shkaktarët
Nuk lidhet me aksidente. Por, është e trashëgueshme, prandaj anamneza familjare ka shumë rëndësi, sepse, nëse të afërmit, sidomos prindërit janë me glaukomë, ka gjasa që edhe fëmija të preket. Ndërkaq, glaukoma ka lidhje me sëmundje si diabeti. Të sëmurët diabetikë, të sëmurët me probleme ishemike, ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata që kanë yndyrnat të larta në gjak, ata që vuajnë nga insuficenca e karotideve dhe të sëmurët që përdorin për një kohë të gjatë kortikosteroide (kortizone) janë të rrezikuar nga glaukoma.
Insuficenca karotide
Ka të bëjë me enët e gjakut, që ndodhen në pjesën e qafës që quhen arterie karotide. Pamjaftueshmëria e tyrë çon në mosushqyerjen e retinës që është shtresa e fundit e syrit. Duhet të them se prek më shumë meshkujt se femrat. Diagnoza e saktë vihet nga mjeku okulist
Si shpëtohet shikimi
Nëse kapet në fazën fillestare, glaukoma trajtohet shumë mirë. Ka medikamente antiglaukomatoze që bashkë me një ndjekje të rregullt tek mjeku okulist (tek ne ekziston kabineti i glaukomës, ku të gjithë pacientët e diagnostikuar janë të kartelizuar), ndalin përparimin e verbimit.
Incidenca në popullatë
Është sëmundje shumë e përhapur dhe për këtë është caktuar një ditë botërore që është 12 marsi: Dita Botërore e Glaukomës. Meqenëse këtu tek ne nuk i është dhënë rëndësi si në botë, do të doja që nëpërmjet kësaj interviste të sensibilizoja njerëzit që të kujdesen në kohë për të shpëtuar shikimin e tyre.
Këshilla
Ne u këshillojmë kontrollin e rregullt të tensionit intraocular të brendshëm të syrit një herë në muaj, bërjen e fushës pamore një herë në 6 muaj, kontrollin e rregullt tek okulisti dhe mjekimin me barna antiglaukomatoze çdo ditë. Ky mjekim vazhdon gjithë jetën, nuk ndërpritet.
Një i sëmurë me glaukomë mund të bëjë jetën që bën çdo njeri, mund të punojë në kompjuter, të shohë TV etj., por normalisht, edhe një person që nuk vuan nga glaukoma duhet të zbatojë rregullat e higjienës së të parit. Por, i sëmuri duhet të jetë më strikt për ti zbatuar, ndërkohë që të tjerët i neglizhojnë.
Ndikimi i infeksioneve
Ka infeksione që ndikojnë në sy. Ka disa lloje diagnozash që japin infeksione në sy, si pluhurat e ambientit që japin konjitivitete- shumë të përhaçura. Janë edhe alergjitë e syve që hasen kryersisht në stinën e pranverës. Pastaj në stinën e verës infeksionet e syve hasen shumë më shpesh për shkak të larjes në pishina apo në ujëra të tjera të ndotura. Këto infeksione, në rast se nuk trajtohen, mund të japin komplikacione, dëmtojnë xhamin e syrit, japin turbullim të shikimit. Keratitet bakteriale dhe virale janë infeksionet e xhamit të syrit. Por nuk është se shkaktojnë glaukomë.
Ndikimi i kimikateve
Njerëzit që janë më të ekspozuar ndaj kimikateve me të cilat punojnë, janë më të ekspozuar ndaj dëmtimeve të shtresës së jashtme të syrit, por jo të shtresave të thella që të ndikojnë në glaukomë.
Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës
- Mosha (veçanërisht mbi 35)
- Faktorët gjenetikë (Histori familjare e glaukomës)
- Diabeti
- Anemia
- Tension i lartë ose i ulët i gjakut tensioni i trupit)
- Miopi e lartë
- Hipermetropi e lartë
- Migrenë
- Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
- Dëmtime fizike në sy
Simptomat e glaukomës
Glaukoma nuk shfaq asnjë simptomë të dukshme. Në fazë të përparuar ajo përbën kërcënim për shikimin tonë. Me vizita të rregullta dhe të imëta, glaukoma mund të zbulohet që në fazën e hershme. Me Analizuesin e Fibrave Nervore (ANF) jemi në gjendje të përcaktojmë dëmin e fibrave të nervave optike. Përcaktohet dëmi i fibrave të nervave në nervin optik në kokë dhe sipërfaqen e retinës. Përgjithësisht, katarakta është e lidhur me moshën, por mund të haset edhe te foshnjat dhe fëmijët. Disa sëmundje dhe përdorimi i disa barnave të caktuara mund të shkaktojnë shfaqjen e hershme të kaktaraktës.
– OCT 3 mund të përdoret për të përcaktuar kataraktën dhe për të përcaktuar gjendjen e enëve të gjakut në nerva, si edhe për të vlerësuar nervat optike.
– HRT 2 është metodë tomografike, që përdoret për analizën e nervave optike.
– Një ekzaminim i hollësishëm përcakton masën e dëmtimit të nervave optike.