Kryefaqja Lifestyle Goditja traumatike në vesh, si mund të kurohet

Goditja traumatike në vesh, si mund të kurohet

1
Shpërndaje

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Para dy muajsh godita veshin dhe nga vizita që pata tek një mjek ORL në lagje më tha që ke mpiksje gjaku dhe do të rrijë disa kohë i ënjtur por kalon vetë. Nuk më dha asnjë mjekim. Jam pak e shqetësuar në fakt dhe do doja të dija nëse ka ndonjë mënyrë tjetër për ta mjekuar?

Përgjigjet Anjeza Kuçi, mjeke otorinolaringologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Goditja traumatike në vesh, e cila shoqërohet me dhimbje, hemorragji në kanalin e jashtëm, ulje të dëgjimit, zhurmë, çon në diagnozën e një perforacioni traumatik ose çarjeje të daulles së veshit nga goditja. Mjekimi me antibiotikë sistemike apo edhe me pika në vesh jepet për një periudhë të shkurtër dhe pastaj rekomandohet sterilitet maksimal i kanalit dhe daulles, duke e mbrojtur veshin nga uji për t’i dhënë kohë daulles të rigjenerohet. Megjithatë rigjenerimi i plotë apo jo varet nga madhësia e perforacionit apo çarjes. Mund të presim edhe dy muaj deri sa kjo të ndodh. Nëse nuk ndodh, çarja mbyllet nëpërmjet operacionit. Kjo ndodh nga goditja. Nëse trauma vjen nga mjete rrethanore, për shembull gjatë pastrimit të veshit nga vetë pacienti, mund të jetë dëmtuar daullja e veshit ose vetëm kanali. Për këtë na ndihmon otoscopia rikontrolluese pasi kanali të jetë pastruar nga gjurmët e hemorragjisë pas terapisë.

Nëse zhurma vazhdon dhe ilaçet me pika rrjedhin në gojë nëpërmjet veshit, atëherë kemi çarje të daulles. Dhe duhet treguar kujdes maksimal në mos futjen e ujit në vesh, duke përdorur tapa të veshëve gjatë dushit.

1 Koment

  1. Mirmbrema, dua te mar nje keshill nga ju, pata 3 doteve bera mje kontroll ne ORL dhe me ben lavazh te vesheve, kam pasur edhe me heret probleme me veshet po tash si diagnoz me kan diagnostifikuar me otit te veshit te brendshem, po shqetsimi im eshte se pas lavazhit me njerin vesh ndjej xhurm kurse thetri me rin i zanur, nuk degjoj paste, dhe zhurmat shum te zenshme me pengojsh shum, perdor terapi me antibiotik, dhe pika citeral, po kur perdor pikat te njeri vesh kam shum dhimbje deri te te dalin pikat jash veshit, si mund te me ndimoni sepse jam shum e shqetesuar

Leave a Reply to Arghentina Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here