Kryefaqja Aktualitet Kam një gungë në testikuj

Kam një gungë në testikuj

6
Shpërndaje

Evin Dani (2)Përshëndetje, doktor! Jam një 20-vjeçar dhe muajve të fundit kam dyshime se në testikujt e mi, më saktë në të majtin, vërej sikur kam një gungë në brendësi, por kur e prek sikur nuk vërehet dhe nuk më shkakton fare dhimbje apo probleme. Dëshiroj të di nëse është diçka shqetësuese ose a keni ndonjë rekomandim përpos vizitave mjekësore?

Përgjigjja nga dr. Evin Dani, mjek androlog (Poliklinika Qendrore numër 3, Tiranë)

Mua më bëhet shumë qejfi që një djalë i ri kontrollon testet e tij. Kjo është diçka që duhet ta bëjë çdo mashkull. Vetëkontrolli i testeve është një nga udhëzimet kryesore që ne rekomandojmë dhe që rekomandohet edhe në botë, siç është vetëkontrolli i gjirit tek femrat.

Nëpërmjet vetëkontrollit, i cili mund të bëhet diku para ose pas dushit, mashkulli mund të parandalojë sëmundje të rëndë, siç është kanceri i testit i cili për fat të keq prek moshat e reja (16-36 vjeç). Për rastin konkret mund të them që më mirë një gjë e dyshimtë sesa një gjë të nënvleftësuar dhe e lënë mënjanë.  Mesa po kuptoj, këtu mund të kemi një problem që është varigocela. Varigocela është një patologji shumë e shpeshtë tek meshkujt, duke zënë gati 15% të rasteve, e cila bëhet shkak për dëmtimin e spermatogenezës (prodhimit të spermatozoideve) dhe ne i konstatojmë shpesh dhe me përqindje shumë të madhe tek meshkujt të cilët nuk kanë fëmijë, pikërisht për arsyen se dëmton spermatozoidet. Në rastin konkret dyshimi që ka djali, unë do ta pres me shumë interes që të realizojmë një vizitë në poliklinikën qendrore numër 3, për ta qetësuar.  Ndoshta nuk është diçka shqetësuese, por ndoshta mund të kapim një patologji tjetër që është serioze siç është patologjia e varigocelës (në bazë të ankesave), e cila nuk sjell dhembje apo shqetësime, por bëhet shkak për dëmtimin e spermatozoideve dhe jep pasoja më vonë.

6 Komente

  1. Pershendetje Desha te ju tregoj rezutaltatet dhe te me japeni nje mendim ne lidhje me kete rezultat a ka nevoj per tu trajtura apo jo abstenimi 4, konsistenca e lengshme, volumi 6.1 ml, koha e likvimit 35″ minuta, ngjyra e bardhe gri, PH 7.5, nr. i spermatozoitve ne ml 37.6, nr. i pergjithshem i spermatozoitve 229.3, reaksioni i aglutinimit neg-, testi i ozines / %, levizshmeria 53, shpejte progresive 30 ngadal progresive 13 lokal te levishem 10 te palevishem 47 leukecite 4-5, baktare te rralla qeliza epiteliale 1-2, eritrocite spermogrami forma normale 30, forma anormale 70. Kem dy vite qe deshrojme te kemi nje femij me gruan por pa sukeses une skam perdorur asnje terapi ketu ne Kosove ka vetem urolog jo androlog nuk kam qene ne kontrolla a jan ne rregull analizat apo jo.

  2. Pershendetje doktor desha te pyes se kam vene re nje gunge te vogel ne lekure ne anen e djathte dmth ngjit me kemben nuk kam dhimbje dhe shqetsime a eshte serioze?

Leave a Reply to Beli Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here