Kryefaqja Meshkujt Kontraceptiv i ri për meshkuj?

Kontraceptiv i ri për meshkuj?

0
Shpërndaje

Ilma Lamçe

Kontraceptivët janë një formë shumë e mirë mbrojtje për sëmundje të ndryshme, infeksione apo për të parandaluar një shtatzani të mundshme. Ndonëse për femrat ekzistojnë opsione të ndryshme kontraceptivësh, për meshkujt janë vetëm kondomët.

Për herë të parë po flitet për një lloj tjetër kontraceptivi për meshkuj i cili është në formë xheli. Pra do të kenë edhe meshkujt disa opsione kontraceptivësh nëse kontraceptivi i ri në formë xheli për burra i kalon testet mjekësore.

Xheli quhet NES/T. Ky xhel përdoret në një formë e cila mund të duket paksa e çuditshme sepse meshkujt duhet të lyejnë shpatullat. Xheli përmban hormonin nestoron dhe testosteron. Në momentin që lyeni me xhel supet dhe fundin e shpinës, ky hormon do të bllokojë testosteronet e prodhuara, duke reduktuar spermën në nivele shumë të ulëta. Ndërsa testosteroni shërben si zëvendësues i testosteronit natyral (duke eleminuar efektet anësore që mund të vijnë nga ky kontraceptiv).

Ekspertët thonë se do të kenë një përgjigje përfundimtare pasi ky xhel të testohet në disa çifte. Mjekët thonë se ky xhel nuk mund të quhet “kontraceptiv i mirëfilltë”. Nëse ai kombinohet me progesteronin, mund jetë më efektiv.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here