Fryrja e barkut e shoqëruar me dhimbje të shpeshta në stomak mund të jenë shpesh e ndonjë sëmundje inflamatore të zorrës, ai sëmundja e Crohn ose koliti ulcerativ. Të dyja këto sëmundje shkaktojnë inflamacion të traktit digjestiv.
Mbi 40% e pacientëve kanë gjithashtu simptoma që nuk lidhen me traktin gastrointestinal, si probleme me shikimin (zakonisht dhimbje të syve dhe shikim të turbullt), skuqje të lëkurës dhe plogështi.
Çfarë duhet të bëni: Mjeku i familjes mund t’ju referojë tek një specialist gastrointestinal, i cili do t’ju kryejë disa teste, si analiza e gjakut për të parë për inflamacion, analizë të jashtëqitjes për të parë për ndonjë infeksion të shkaktuar nga ndonjë bakter apo parazit; dhe endoskopi për të ekzaminuar pjesë të traktit digjestiv. Lajmi i mirë është se ka një sërë trajtimesh të reja efikase për kurimin e këtyre sëmundjeve.
Burimi: Prevention / Shendeti.com.al