OBSH ngre alarmin: 11% e ilaçeve të falsifikuara, përgjegjëse për vdekjen e fëmijëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Rreth 11% e ilaçeve në vendet në zhvillim janë të falsifikuara dhe disi përgjegjëse për vdekjet e dhjetëra mijërave vdekjeve të fëmijëve nga sëmundjet si malaria dhe pneumonia çdo vit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Është hera e parë që agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara fokusohet tek ky problem. Ekspertët kanë rishikuar rreth 100 studime ku janë përfshirë më shumë se 48 mijë medikamentet. Ilaçet për trajtimin e malaries dhe infeksionet bakteriale përbënin rreth 65% të ilaçeve të falsifikuara.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së thotë se ky problem më shumë prek vendet e varfra.

Gati 72 mijë deri në 169 mijë fëmijë vdesin çdo vit nga pneumonia për shkak të ilaçeve të skaduara. Ilaçet e falsifikuara mund të jenë përgjegjëse për 116 mijë vdekje të tjera nga malaria më së shumti në vendet afrikane, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Ediburgh dhe Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, të autorizuar nga OBSH.

“Imagjino një nënë që heq dorë nga ushqimi ose nevoja të tjera bazike për të paguar për trajtimin e fëmijës, pa e ditur se ilaçet janë jashtë çdo standardi ose të falsifikuara, dhe ky trajtim bëhet shkak për vdekjen e fëmijës”, u shpreh gjatë një deklarate për shtyp drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Është e papranueshme!”

Në vitin 2013, OBSH lançoi një nismë globale për monitorimin e ilaçeve jostandarde dhe të falsifikuara, ku rezultoi se rreth 1500 medikamente ishin të tilla, përfshirë ato që përdoren për trajtimin e problemeve të zemrës, diabetit, fertilitetit, çrregullimeve mendore dhe kancerit. OBSH gjithashtu raportoi për falsifikim gjithashtu të vaksinave që përdoren për sëmundje të tilla si verdhëza dhe meningjiti.

Burimi: Washington Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi