Kryefaqja Box 6 Sa fëmijë do të keni dhe kur do t’i keni mund të...

Sa fëmijë do të keni dhe kur do t’i keni mund të zbulohet nga ADN-ja juaj

1
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas studimeve janë të shumtë faktorët që ndikojnë në numrin e fëmijëve që do të keni. Disa nga këta faktorë janë mosha, karriera, pozita social-ekonimike, mjedisi kulturor, zgjedhja personale etj. Sipas një studimi të ri mendohet se gjenetika luan një rol të vogël, por të rëndësishëm në madhësine e familjes dhe kohën që do të krijohet ajo.  Studiuesit thanë se ADN-ja e një gruaje mund të parashikojë se sa fëmijë do të ketë dhe kur do t’i ketë ata.

shtatzene-bebeStudimi i udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, gjetën se 12 rajone të gjeonomit natyror do të kenë ndikim në jetën riprodhuese. Dy nga këto rajone dyshoheshin të ishin përfshirë në aktivitetin seksual, ndërsa 10 të tjerë nuk ishin identifikuar ende.

Në një njoftim për shtyp, autorja kryesore i studimit Melinda Mills, profesore sociologjie në Kolegjin Nuffield Oksford tha “për herë të parë, ne do të dimë se si fusha të ADN-së do të lidhen me sjelljen sjelljen riprodhuese”.

Disa variante të identifikuara në studim duken të jenë të lidhura me proceset biologjike, të tilla si prodhimi i hormonit të gjendrës – stimuluese të grave dhe zhvillimin e spermës tek meshkujt, ose kushte të tilla si endometrioza dhe sindroma e vezoreve policistike që mund të ndikojnë në fertilitet. Autorët thonë se duke mësuar më shumë rreth këtyre faktorëve gjenetik, ato mund të ndihmojnë në parashikimin e efektivitetit të procedurave të tilla si fertilizimi in-vitro etj.

Studiuesit thanë se të lidhura sëbashku të gjithë këta faktorë mund të ndikojnë në lindjen e fëmijës. Koha është një variant që ndikonte vetëm 1% në rastin se kur do ta kishit fëmijën e parë.

Studimi kishte bashkë autorë më shumë se 250 sociologë, biologë dhe gjenetistë nga institucione të ndryshme në mbarë botën dhe studimi u publikua në “Nature Genetics”. Nicola Barban, phD dhe bashkëpuntor i studimit tha se “gjenet nuk mund të përcaktojnë sjelljen tonë, por për herë të parë, ne kemi identifikuar disa pjesë të kodit të ADN-së që ndikojnë në sjelljet tona”.

Burimi: HEALTH

1 Koment

Leave a Reply to art Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here