Kryefaqja Box 4 Sëmundja e qenit, si ta parandalojmë!

Sëmundja e qenit, si ta parandalojmë!

1
Shpërndaje

Nga mjeku Viktor Qereshniku

Duhet të njohim dhe të mbrohemi nga sëmundja e ekinokokozës, një sëmundje që e marrim nga qeni, por që ai vetë nuk sëmuret prej saj.

Semundja e qenit ekinokokozaNë vendin tonë zakonisht bartësi i sëmundjes së ekinokokozës është qeni i infektuar, por vetë qeni nuk sëmuret nga ekinokokoza. Ai shërben për transmetimin e sëmundjes tek njerëzit dhe në kafshët bujqësore.

Zakonisht trajtimi i sëmundjes tek njerëzit kërkon ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa kafshët bujqëqore humbin peshën e tyre trupore dhe ulin prodhimtarinë, kështu që shkaktohen në mënyrë të dyanshme dëme fizike dhe ekonomike të rëndësishme.

Tenia e Ekinokut është një krimb i vogël rreth 5-7 mm, që ka kokën, qafën dhe trupin. Ajo në fazën e pjekur është e mbushur me vezë dhe jeton në zorrët e qenit. Ky i fundit me anë të jashtëqitjeve i eliminon ato në mjedisin e jashtëm, duke krijuar kështu mundësine e infektimit të bagëtive dhe të njeriut.

Si mund të parandalohet ekinokokoza

  1. Semundja e qenit ekinokokoza7Të mos i ushqejmë qentë me ushqime të gjalla.
    2. Ushqimi i tyre të zihet për 30 minuta ose të përdoren ushqime speciale për ta.
    3. Qentë e shtëpisë të bëjnë kontrollin periodik tek veterineri.
    4. Të ndalohen rreptësisht therjet e paligjshme pa kontroll veterinar.
    5. Të lahen mirë duart përpara ushqyerjes.
    6. Të mos e braktisim qenin tonë dhe as ta lëmë atë të lirë të hajë çfarë të gjejë.
    7. Të mos konsumohen zarzavate, fruta apo perime të gjalla dhe të palara.

1 Koment

Leave a Reply to Eva Mucmata Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here