Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka
Ndjesia e mosmarrjes frymë lirisht është ndjesia më e frikshme që mund të përjetojmë. E njohur nga mjekësia si dispnea – shpeshherë përshkruhet si shtrëngimi intensiv në gjoks apo si ndjesia e mbytjes.
Ushtrime të stërmunduara, temperaturat ekstreme, obeziteti dhe lartësitë e larta, të gjitha këto shkaktojnë probleme me frymëmarrjen tek një person i shëndetshëm. Për çdo arsye tjetër, mungesa me ajër është një shenjë e një problemi mjekësor.
Nëse keni gulçime të pashpjegueshme, sidomos nëse gjenja përkeqësohet krejt papritur, duhet të vizitoheni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.
Shkaqet
Rastet më të dëgjuara të gulçimit (mosmarrjes frymë lirisht) janë për arsye të një gjendje shëndetësore të zemrës apo mushkërisë. Zemra dhe mushkëritë janë të përfshira në transportimin e oksigjenit në inde dhe largimin e dyoksidit të karbonit dhe problemeve të këtyre proceseve që ndikojnë në frymëmarrje.
Gulçimet (vështirësi në frymëmarrje) që vjen papritur (e quajtur akute) ka një numër të kufizuar shkaqesh, ku përfshihen:
- Astma
- Helmimi nga monoksidi i karbonit
- Tamponadë kardiake (grumbullon lëngje të tepërta rreth zemrës)
- Ataku në zemër
- Infarkt
- Presioni i ulët i gjakut
- Pneumoni
- Pneumotoraks
- Emboli pulmonare (mpiksja e gjakut në arteriet e mushkërisë)
- Humbje të gjakut në mënyrë të papritur
- Pengesa e rrugëve të frymëmarrjeve të sipërme (bllokim të kalimit të frymëmarrjes)
Nëse gulçimet zgjasin prej shumë javësh apo më shumë (kronike), gjendja është për shkak të:
- Astma
- Sëmundja pulmonare obstruktive kronike
- Mosfunksionim i zemrës
- Sëmundja intersticionale e mushkërive
- Obeziteti
Ka gjendje shëndetësore të tjera të cilat vështirësojnë frymëmarrjen. Këtu përfshijmë:
Probleme me mushkëritë
- Kanceri i mushkërisë
- Pleuriti (inflamacioni i membranës që mbulon mushkëritë).
- Edema pulmonare (lëngje të tepërta në mushkëri)
- Fibroza pulmonare
- Hipertensioni pulmonar
- Sarkodoza (mbledhja e qelizave inflamatore në trup)
- Tuberkulozi
Probleme me zemrën
- Kardiomiopatia (problemi me muskulin e zemrës)
- Aritmi të zemrës (probleme me ritmin e zemrës)
- Infarkt
- Perikarditi (inflamacion i indeve rreth zemrës)
Probleme të tjera shëndetësore
- Anemia
- Mbytja
- Çrregullime të ankthit
- Sindroma e Gulian-Bare
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni gulçime (mosmarrje frymë lirisht) pa pritur dhe ndikon në aftësinë e jetesës, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje në kraharor, marramendje apo të vjella, pasi këto mund të jenë shenja të atakut kardiak ose emboli pulmonare.
Lini një vizitë me mjekun nëse:
- Keni ënjtje të këmbëve dhe nyjeve
- Keni vështirësi në frymëmarrje kur jeni shtrirë
- Keni temperaturë të lartë, ethe dhe kollë
- Frymëmarrje fishkëllyese
- Apo përkeqësim të gjendjes
Për të parandaluar përkeqësimin e gulçimit kini parasysh:
- Lini duhanin. Sapo të lini pirjen e duhanit, rrezikshmëria nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe nga kanceri fillojnë të ulen, ndonëse keni vite që i keni konsumuar.
- Shmangni ambientet e ndotura. Mundohuni të shmangni toksinat mjedisore dhe alergjenët.
- Bini nga pesha nëse jeni mbipeshë
- Kujdesuni për veten. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mbajeni nën kontroll
- Përgatisni një plan veprimi. Konsultohuni me mjekun për masat që duhet të merrni nëse do të keni përkeqësim të simptomave.
- Kontrolloni vazhdimisht pajisjet. Nëse jeni me maskë oksigjeni, sigurohuni që pajisja të punojë siç duhet.
Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al
Nganiher kam sikur shtregim 10 sekonda ne gjoks