Kryefaqja Meshkujt Shtrembërimi i penisit, cilat janë simptomat dhe faktorët e rrezikut?

Shtrembërimi i penisit, cilat janë simptomat dhe faktorët e rrezikut?

2
Shpërndaje

penis

Përgjigjja nga andrologu Evin Dani:

Simptomat

  • Shenja, plagë që shoqërojnë sëmundjen e peironit mund të ndihen nën lëkurën e penisit.
  • Përkulje domethënëse e penisit: penisi juaj mund të përkulet lart, poshtë ose në njërën anë. Në disa raste penisi i “ngrehur” mund të ketë një formë si “orë rëre”.
  • Probleme me ereksionin: sëmundja e peironit mund të shkaktojë probleme me ereksionin ose vështirësi në ereksion.
  • Shkurtim i penisit: penisi juaj mund të bëhet më i shkurtër si pasojë e sëmundjes së peironit.
  • Dhimbje: mund të keni dhimbje gjatë ereksionit, vetëm gjatë orgazmës ose çdo herë që prekni penisin tuaj.

Faktorët e rrezikut

  • Trashëgimia: nëse babai apo vëllai kanë vuajtur nga kjo sëmundje, ju keni një rrezik të lartë për t’u prekur gjithashtu
  • Probleme me indet lidhëse: meshkujt që kanë probleme me indet lidhëse janë të prirur të kenë një rrezik më të lartë për këtë sëmundje.
  • Mosha: rreziku për sëmundjen e peironit rritet me rritjen e moshës. Ndryshimet e lidhura me moshën në inde mund të bëjnë që të dëmtohen më lehtë dhe të shoërohen më me vështirësi.
  • Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë janë problemet shëndetësore, duhanpirja dhe disa lloje ndërhyrjesh kirurgjikale të prostatës.

2 Komente

  1. Pershendetje.Jam nje burre 56 vjec para 2 vjeteve ndoshta edhe me shume filloj penisi te me shtremberohet dhe kur mu ngrinte kisha pak dhimbje tani qe po ju shkruaj jam tek te 56 vjec dhe nuk me ngrihet po thuaj fare.kam deshir per seks por nuk mundem.nderkohe vuaj nga diabeti kam vendosur 4 stenda dhe perdor insuline dhe ilacet e zemres dhe te tensionit

    • te ka ndodhur ne moshe te re si komplikacion i diabetit ,bej diete e mer ilacet ne rregull se do te demtohen veshkat, syte e qarkullimi gjakut ne kembe

Leave a Reply to Mino Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here