Kryefaqja Femijet Si shfaqen problemet e gjendrës tiroide te fëmijët

Si shfaqen problemet e gjendrës tiroide te fëmijët

4
Shpërndaje

Flet mjeku endokrinolog, dr.prof.Petrit Hoxha per pasojat e mungesës së jodit tek fëmijët. Vendi ynë problematik

Dr. Petrit Hoxha

Petrit Hoxha
Mjeku Petrit Hoxha

Gjendra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh te embrionin e njeriut të marrin përsipër zhvillimin e qelizave të sistemit nervor. Në një intervistë për. Petrit Hoxha, shef i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, shpjegon se si
shfaqen problemet me gjendrën tiroide te fëmijët, çfarë pasojash sjell në shëndetin dhe si mund të trajtohen këto probleme:

Funksioni i gjendrës së tiroides

Gjendra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh te embrionin e njeriut të marrin përsipër zhvilimin e qelizave të sistemit nervor ose e shprehur ndryshe të zhvillojnë intelektin, fizikun dhe sistemin nervor në tërësi të njeriut. Kjo është arsyeja që gjëndrat tiroide fillojnë të prodhojnë hormone që nga java e 10-të e embrionit. Natyra e ka krijuar më shpejtë këtë funksion, sepse zhvillimi i qelizave të trurit në këtë periudhë, është më intensiv se gjatë gjithë jetës intrauterine, dhe vazhdon me këtë intensitet deri në moshën 3-vjeçare, për të përfunduar rreth moshës 23-24 vjeç.

Realizimi i prodhimit të hormonit të tiroides

Realizohet ekskluzivisht nga jodi që vjen nëpërmjet gjakut të nënës, pra origjina është gjaku i nënës. Kjo do të thotë se duhet të merret jod te gratë shtatzëna dhe gratë në periudhën e ushqyerjes me gji, në mënyrë që të lindin dhe rriten fëmijë pa probleme të tilla. Në këtë fazë nëna ka më shumë nevojë për jod, sepse i nevojitet për fetusin dhe për veten.

Hormoni i tiroides dhe jodi i nënës, marrin pjesë në krijimin e receptorëve të trurit të organizuar për kapjen e informacionit që vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nënës, dhe më tej ato prodhohen nga vetë fëmija. Nëse nënës gjatë barrës nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja të mëdha, e para: nëse nëna ka mungesë të rëndë të jodit te fëmija shfaqet kreteinizmi, që është zhvillimi i pakët mendor dhe fizik i fëmijës. Nëse pamjaftueshmëria e jodit është më e lehtë, kjo çon në ulje të koificcentit intelektual të fëmijës. Është parë se këta fëmija shfaqin 15 pikë më pak nga 100 të mundshmet të zhvillimit intelektual, në krahasim me fëmijët e tjerë, që nuk shfaqin një mungesë të tillë jodi. Kjo do të thotë se brezat që jetojnë në zona me defiçencë jodike mund të kenë pakësim të koificcentit intelektual, që më pas shfaq pakësim intelektual, që shprehet me lëvizje të pakontrolluara, ulje të përqëndrimit, ulje të rendimentit shkollor.

Problematika e mungesës së jodit në vendin tonë

Studime kanë treguar se mbi 90% e popullsisë sonë ka shfaqur defiçencë jodike, të shkallëëve të ndryshme. Gjithësesi vitet e fundit është kërkuar të ndalohet hyrja e kripës pa përmbajtje jodi. Në masën më të madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesë së jodit. Rezultatet e 2007 kanë treguar se gjendja sot është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, dhe kjo për shkak të përdorimit të kripës së jodizuar.

Pasojat e mungesës së jodit

Një nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në vitet ’93 prekte gati 28-30% të fëmijëve në Shqipëri, si pasojë e mungesëS së jodit, Ndërsa sot ky problem është në përmasa më të vogla. Veç kësaj pasoje, e përhapur është dhe sëmundja e hypotirozës, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit të gjendrës tiroide deri në mungesën e saj. Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 RASTE. pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dal, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur. Më vonë tek këta fëmijë, lëkura është e ashpër e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët. Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides. Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë.

Sa është nevoja ditore për të mos shfaqur këto probleme?

Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që në gratë shtatzëna, të jepet në formë tabletash 200 mikrogramë në ditë.

Ku mund të gjendet

Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë.

PROFILAKSIA

Është krijaur idea se vendet bregdetare janë të mbrojtura nga këto probleme

Nuk është e vërtetë që personat që jetojnë në zona bregdetare janë të mbrojtur, sepse ajri që thithet nuk arrin të mbrojë apo të sigurojë marrjen e nevojshme me jod, duhet që ai të merret dhe nga ushqimet.

4 Komente

  1. Pershendetje, edhe une do doja te kontaktoja dr. Petritin, menyra ideale do ishte me email.Nese keni nje adrese emaili te tijin e mund te ma dergoni ne adresen time, do tju isha shume mirenjohese. Sepse google nuk me ka ndihmuar dot.

    • Ne faqen tone, keni rubriken “Gjeni mjekun tuaj”. Aty mund te gjeni kontaktet e mjekeve.
      Mjeku Petrit Hoxha, shef i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së
      Telefon: 0689030903

Leave a Reply to Redaktore Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here