Studimi: Problemet e zemrës mund të prekin 1 në 4 gra pas menopauzës

semundjet e zemres

Rreth 1 në 4 gra mund të përjetojnë rrahje të parregullta të zemrës pas menopauzës, pagjumësia dhe ngjarjet stresuese të përditshme janë faktorë kontribues, ka zbuluar një studim i ri.

Kjo çështje shëndetësore njihet si fibrilacion atrial ose AFib, një takiaritmi apo bradiaritmi (çrregullim dhe kaoticizëm i ritmit) e dhomave të sipërme të zemrës, gjë që bën humbjen e një tkurrje efikase të këtyre dhomave duke humbur eficencën kardike me gati 20% (humbje e kontributit atrial). Këto episode AFib mund të vijnë gjithashtu me marramendje ose gulçim.

Gjendja nuk është kërcënuese për jetën, por mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, goditjes në tru, dhe komplikimeve të tjera të lidhura me zemrën, kështu që ka nevojë për kujdes mjekësor, thonë ekspertët.

  “Lidhja e zemrës dhe trurit është krijuar prej kohësh në shumë kushte. Fibrilacioni atrial është një sëmundje e sistemit të përcjelljes elektrike dhe është e prirur ndaj ndryshimeve hormonale që rrjedhin nga stresi dhe gjumi i dobët. Këto rrugë të zakonshme kanë të ngjarë të përforcojnë lidhjen midis stresit dhe pagjumësisë me fibrilacionin atrial,“ tha Dr. Susan Zhao, autorja kryesore e studimit të botuar në Journal of the American Heart Association, në një njoftim për shtyp.

Për shkak të hulumtimeve të mëparshme kontradiktore mbi lidhjet midis faktorëve psikosocialë dhe AFib (fibrilacion atrial) tek gratë pas menopauzës, autorët e studimit të fundit shqyrtuan të dhënat nga pyetësorët e plotësuar nga më shumë se 83,000 gra të moshës 64 vjeç, mesatarisht.

Pyetësorët trajtuan historinë mjekësore të pjesëmarrësve, zakonet shëndetësore, ngjarjet stresuese të jetës së përditshme, mbështetjen sociale, zakonet e gjumit dhe ndjenjën e optimizmit. Ngjarjet stresuese të jetës përfshinin abuzim, humbje të një të dashuri, çështje financiare, divorc dhe sëmundje.

Gjatë një periudhe ndjekjeje afërsisht një dekade, autorët zbuluan se 25% e grave – 23,954 – zhvilluan AFib. Sipas studimit gratë që kishin probleme me  pagjumësinë, kishin një shans 4% më të lartë për të zhvilluar AFib.  “Ky studim tregon se ka një lidhje zemër-tru kur bëhet fjalë për fibrilacionin atrial”, tha kardiologia Dr. Nieca Goldberg, drejtoreshë mjekësore e Atria New York City

Mbroni shëndetin tuaj të zemrës

Studiuesit mendojnë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar pse stresi dhe probleme të tjera sociale mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të AFib.

“Në praktikën tonë të përgjithshme të kardiologjisë, ne shohim shumë gra në postmenopauzë me një shëndet fizik të përsosur, të cilat luftojnë me gjumin e dobët dhe ndjenjat apo përvojat negative psikologjike emocionale, të cilat tani e dimë se mund t’i vënë ato në rrezik për zhvillimin e fibrilacionit atrial. Presioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2, obeziteti, ataku në zemër, problemet e zemrës dhe sëmundja e tiroides janë disa nga këta faktorë të shëndetit fizik. Përveç kësaj, mosha është një faktor rreziku për fibrilacionin atrial dhe gratë kanë komplikime më të mëdha shëndetësore dytësore të fibrilacionit atrial në krahasim me burrat.”  thanë ekspertët

Ka trajtime për gjumin që mund t’i bëni vetë, si shmangia e kafeinës (në mbrëmje) dhe alkoolit para gjumit, mospërdorimi i telefonit në orët e vona, ushtrimi i rregullt fizik mund të ndihmojë në uljen e stresit. Gjithashtu, mund të drejtoheni tek mjeku juaj i familjes për një zgjidhje të problemit shëndetësor.

Burimi: CNN

 

 

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha