Kryefaqja Aktualitet Tenderët në shëndetësi në 2022-n: Mungesë transparence dhe konkurrence

Tenderët në shëndetësi në 2022-n: Mungesë transparence dhe konkurrence

0
Shpërndaje

Pandemia e COVID-19 zbuloi deficitet e sistemit shëndetësor sa i përket transparencës edhe në fushën e prokurimeve dhe e ka bërë më të dukshme nevojën e përmirësimit të informacionit dhe komunikimit në vijimësi. Dobësitë u evidentuan edhe në vendet e zhvilluara të OECD-së, por në vendet e varfra dhe ato në zhvillimin problematika rreth transparencës në sistemet shëndetësore ishin edhe më të mprehta

Në Shqipëri, entet publike të shëndetësisë janë një ndër prokuruesit më të mëdhenj të fondeve publike për shkak të natyrës së shërbimit dhe gamës së produkteve, që përdoren. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rendit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si enti me vlerat më të larta të prokurimeve me risk gjatë vitit pandemik më 2020.
Prokurimet në sektorin e shëndetësisë vuajnë nga mosrespektimi i procedurave të prokurimit deri tek abuzimi i lartë me fondet. Përshembull, nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit i procedurave të prokurimit “Blerje autoambulanca për plotësimin e nevojave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, “Blerje Pajisje Laboratorike, për Komandën Mbështetëse” etj., në 2020 janë konstatuar probleme gjatë procedurave të prokurimit në lidhje me shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të cilat kanë deformuar procedurën dhe rezultatet e prokurimeve, duke ulur efektivitetin e përdorimit të fondeve publike nga procedurat e prokurimit. Efektet negative në administrimin e fondeve publike në këto prokurime ishin 334 milionë lekë (2.7 mln euro,)

Entet publike në sektorin e shëndetësisë nga 1 janari 2022 deri në fund të gushtit të 2022-t në sektorin e shëndetësisë janë shpallur 1101 procedura prokurimi, nga të cilat përafërsisht gjysma, 670 procedura rezultuan me fitues. Fondi limit për tenderat e shpallur me fitues ishte 11,3 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa vlera totale e shpallur fituese pa TVSH ishte 10,1 miliardë lekë. Numri i operatorëve që morën pjesë në gara ishte 147.

Përgjatë 8 mujorit 2022 nga 670 prokurime që u shpallen fituese, 69 % e tyre (463)
ishin me një operator në garë. Më shumë se 58% e shumës se prokuruar (6,6 miliardë
lekë) është zhvilluar në gara ku marrë pjesë vetëm një operator.
Për të njëjtën periudhë vetëm 22 % e prokurimeve me fitues kishin pjesëmarrës në
gara 2-3 operatorë pjesëmarrës në garë

Sistemi shëndetësor në Shqipëri mbetet nga më problematikët sa i përket transparencës në prokurime dhe mungesës së konkurrencës. Në periudhën 2010-2021 rreth 30 për qind të gjitha prokurimeve u bënë me procedure negocimi. Procedurat e negocimit u përdoren për rreth 28% e prokurimeve në fushën e shëndetësisë.

Legjislacioni shqiptar në fushën e prokurimit nuk është ende plotësisht në përputhje me
Bashkimin Evropian. Ligji për procedurat e prokurimit publik nuk është në përputhje me
legjislacionin e menaxhimit financiar dhe kjo rrit mundësinë e përdorimit të panevojshëm të procedurës me negocim, e cila nuk është transparente nga vetë natyra e tij;
Legjislacioni i prokurimit publik lejon përdorimin e procedurave me negocim në rastet e
përcaktuara si emergjenca. Por gjithashtu legjislacioni lejon përdorimin e 12 argumente të
ndryshme të mundshme për përcaktimin e një rasti si emergjent. Për shembull, një argumentet është se prokurimi është i nevojshëm në fillim të vitit, veçanërisht për mallrat thelbësore, urgjente si ushqimet dhe ilaçet. Normalisht procedurat mund të fillojnë vetëm pasi buxheti përkatës të jetë alokuar nga thesari tek autoriteti kontraktues. Po agjencia e prokurimeve në vend të procedurës normale përdori gjerësisht prokurimet me negocim.

Shoqata Together for Life, raporti: Buxheti për shëndetësinë Janar-Qershor 2022

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here