Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete TFL organizon seminare me të rinjtë në kuadër të projektit “Power on...

TFL organizon seminare me të rinjtë në kuadër të projektit “Power on Competencies”

0
Shpërndaje

Projekti Power on Competencies zbatuar nga Shoqata Together for Life në bashkëpunim me 5 organizata partnere nga Italia Associazione Studenti per la Città, Kosova BLINK, Rumania D.G.T., Bullgaria Младежко европейско общество dhe Sllovenia Mladinski Center Bit, nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian Projekti konsistoi në zbatimin e disa aktiviteteve në nivel evropian, kombëtar dhe lokal – shkëmbime rinore dhe trajnime, zhvillimi i disa workshopeve me të rinjtë në nivel lokal, zhvillimi i konkursit të fotografisë me temë “Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve” dhe më pas i ekspozitës shëtitëse nga 6 organizatat partnere të projektit, si dhe prodhimi i disa videove për promovimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Më shumë informacione mbi projektin mund të gjeni tek Fan Page i projektit “Power on Competencies”.

Gjashtë seminare janë organizuar në nivel lokal për të diskutuar me të rinjtë, punëtorët rinorë dhe OJQ-të rinore se si të nxisin pjesëmarrjen e të rinjve përmes multimedias. Seminari kishte për qëllim adresimin e tendencave të reja në pjesëmarrjen e të rinjve bazuar në teknologji dhe multimedia, përmes një shkëmbimi konstruktiv të informacionit dhe praktikave ndërmjet OJQ-ve rinore. Në konsultimet e realizuara morën pjesë 40 të rinj për secilin vend partner, të ndarë në dy grupe: një me punonjës/udhëheqës të rinj dhe një grup me nxënës të shkollave të mesme nga zonat rurale.

  

Çështjet kryesore që u ngritën dhe u diskutuan nga ekspertët dhe pjesëmarrësit gjatë seminarit u fokusuan në dy fusha kryesore që lidhen me pjesëmarrjen: Sfidat – problemet me të cilat ballafaqohen (si mungesa e informacionit mbi mundësitë e vullnetarizmit, trajnimet, praktikat; Mungesa e fushatës ndërgjegjësuese mbi aktivizmin qytetar, rinor. dhe vullnetarizmi Mungesa e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet shkollave dhe shoqërisë civile për shkak të procedurave burokratike) dhe rekomandimeve për OJQ-të rinore dhe palët e interesuara.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here