Kryefaqja Box 1 Ushqimet më të mira për tiroidet

Ushqimet më të mira për tiroidet

1
Shpërndaje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Tiroidja është një gjëndër në qafë që kontrollon të gjitha proceset metabolike në trup. Nëse jeni duke u ushqyer në mënyrën e duhur dhe bëni vazhdimisht ushtrime por përsëri nuk arrini të humbi peshë, tiroidja mund të jetë një arsye që ju pengon. Tregues të problemeve me tiroidet janë: duart dhe këmbët e ftohta, rënie anormale e flokëve, lëkurë e thatë apo siklet përreth qafës. Tiroidet ndikojnë gjithashtu në shtatzëni.

Gjenetika, stresi, ndotjet e ambientit, të gjitha këto ndikojnë tek funksionimi i gjëndrave të tiroideve. Dieta ushqimore gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, megjithatë ky faktor mund të kontrollohet lehtësisht.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që janë të mira për tiroidet, dhe ato që duhet t’i shmangni.

kosKosi

Kosi është një burim i mirë i jodit. Tiroidet kanë nevojë për jod që të funksionojnë siç duhet dhe të prodhojnë mjaftueshëm TH për trupin. Nëse nuk merrni mjaftueshëm jod, ju rrezikoheni të prekeni nga hipertiroidizmi.

Frutat e thata braziliane

Frutat e thata braziliane janë të pasura me një tjetër vlerë ushqyese që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroideve: seleni. Gjatë një studim të kryer në vitin 2003 nga kërkues shkencorë francezë, gratë që konsumuan ushqime me sasi të lartë seleni ishin më pak të rrezikuara të vuanin nga tiroidet në krahasim me femrat që konsumonin më pak.

Seleni është i mirë për tiroidet, megjithatë nuk duhet ta teproni më të, pasi shkakton rënie të flokëve, erë të keqe në gojë, thyerje të thonjve, madje edhe probleme me zemrën.

Qumështi

Duke pirë 1 filxhan me qumësht lope në ditë, ju do të konsumoni 1/3 e sasisë së nevojshme të jodit që duhet të merrni çdo ditë.

Mish pule dhe viçi

Zinku është një tjetër vlerë ushqyese e nevojshme për tiroidet. Mishi është një burim i mirë i tij: rreth 80 gramë mish viçi përmban 7 miligramë zink, ndërsa 80 gramë mish pule përmban 2.4 miligramë zink.

Peshku

Peshqit janë një tjetër burim i mirë e jodit. Kërkuesit shkencorë kanë zbubluar se njerëzit që jetojnë në male dhe nuk kanë det afër janë më të rrezikuar të vuajnë nga tiroidet. Kjo, sipas shkencëtarëve, vjen si pasojë e mungesës së kësaj lënde ushqyese shumë të rëndësishme për tiroidet.

Rreth 80 gr merluc i pjekur përmban rreth 0.099 miligramë jod, apo 66% të sasisë së rekomanduar në ditë. Peshku ton i konservuar është një tjetër opsion i mirë: rreth 80 gramë nga ky peshk përmban rreth 0.017 miligramë jod, ose 11% të sasisë së rekomanduar. Ky lloj peshku është i pasur gjithashtu me selen.

Veza

Një vezë përmban rreth 16% të jodit dhe 20% të selenit që na duhen në ditë, prandaj është ushqimi i duhur për personat që vuajnë nga tiroidet.

Luleshtrydhet

Ushqimet që janë të pasura me antioksidues janë gjithashtu të mira për tiroidet. Një studim i kryer në vitin 2008 nga kërkues shkencorë turq, tregoi se njerëzit me hipertiroidizëm kanë nivele më të larta të radikaleve të lira të dëmshme sesa personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Luleshtrydhet, manaferrat dhe boronicat e kuqe renditen si ushqimet më të pasura me antioksidues.

Ashtu siç dieta ushqimore luan rol të rëndësishëm në funksionimin e gjëndrave të tiroideve, është jetike edhe shmangia e ushqimeve të caktuara nëse vuani nga kjo sëmundje. Lexoni – Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga tiroidet.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

1 Koment

Leave a Reply to – 9 “dëshmitarë të heshtur” që tregojnë se mund të keni probleme me tiroiden! | GAZETA SHËNDETI Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here