Kryefaqja Aktualitet Virusi/ Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Nuk ka vend për panik, ja si...

Virusi/ Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Nuk ka vend për panik, ja si të mbroheni në rast kontakti

1
Shpërndaje

Vdekja e 3 personave brenda pothuajse në 24 orëve në vend pas paraqitjes në spital fillimisht me simptoma gripale dhe më pas komplikimi në meningit siç ishte dhe rasti i policit 27 vjeçar, ka ngritur alarmin në komunitetin jo vetëm të mjekëve për një përhapje të një virusi të rrezikshëm vdekjeprurës.

Mjeku Tritan Kalo në një postim të tijin në Facebook shoqëruar bashkë me foto ku duken shenjat në lëkurë të një sindrome të rrallë të quajtur Purpurat Fulminante ka sqaruar se si duhet të veprojnë mjekët në të tilla raste, ashtu dhe të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacientin e infektuar.

Mjeku i njohur infeksionist në QSUT, kërkon të mos jepen të dhëna alarmante për popullsinë lidhur me situatën gripale në vend. Ai kërkon që të mos abuzohet me lojërat e fjalëve si gripi i derrit apo gripi amerikan, pasi sipas tij çdo lloj gripi që prek organizimin shkakton të njëjtat dëme. Këshilla e tij për qytetarët është që përveç kakofonisë që dëgjojnë lart e poshtë, në rast se kanë simptoma gripi, të paraqiten për ndihmë mjekësore.

Shkrimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

JO PANIK, pak protagonizëm, më shumë informacion tejskashmërisht të saktë si dhe një qëndrim profesionalist e etikor.

Në ÇDO stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshim në praktikën tonë klinike mjeksore edhe raste të PURPURAVE FULMINANTE (PF), e cila është një sindromë e rallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorrhagjike të lëkurës, që progredon në mënyrë shumë-shumë të shpejtë duke u bashkëshoqëruar nga gjëndje shokale dhe të koagulimit intravaskular të diseminuar/përhapur dhe vdekshmëri të lartë… Ajo mundet të klasifikohet si 1- PF Neonatale, 2- PF Idiopatike ose 3- PF nga Infeksionet akute.

Një sindromë e tillë nisur nga simptomat karakteristike dyshohet fillimisht klinikisht nga mjeku qoftë ky Mjek i Familjes, Infeksionit, Neonat apo Pediatër i përgjithshëm, Urgjentist apo Reanimator. Studimet laboratorike janë mjetet primare diagnostike për të qartësuar përfundimisht dyshimet klinike të një PF.

PA MIRËPËRCAKTUAR faktorin etiologjik, NUK mundet të bëhet fjalë për Miningokoksemi, Penumokoksemi, Stafilokoksemi, etj…. NISUR nga multi-etiologjia e PF të sëmurët DUHET të trajtohen urgjentisht me Antibakterialë/Antibiotikë intravenozë me spektër të gjërë që të përfshijnë disa mikroorganizma si: Neisseria meningitidis, Streptococci sp. (S. pneumonie në veçanti), dhe Staphylococcus aureus Meticilin Rezistent (SAMR). MIKRORGANIZMAT shkakatë të PF janë: Neisseria meningitidis, Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae, Staphylococcus aureus, Bacillus anthracis, Rickettsia, Infeksionet mykotike ose ato Virale (Varicella, Fruthi dhe Rubeola).

NË MJEKIMIN kompleks emergjent të PF krahas Antibakterialëve/Antibiotikëve nevojiten edhe shumë elementë të tjerë terapeutikë si perfuzione të ndryshme, plazëm e freskët, albuminë humane, antikoagulantë, drogra vazoaktive, etj, etj. RËNDËSI specifike ka PARANDALIMI i mundësisë së përhapjes së këtyre infeksioneve në personat, që kanë patur kontakte të ngushta me individë të tillë në orët paraprirëse të PF shfaqjes së këtij sindromi, të cilët edhe udhëzohen të marin doza të mirëpërcaktuara të Ciprofloksacinës apo të Rifampicinës (Rifadinës).

1 Koment

Leave a Reply to Mili Anullo përgjigjen

Please enter your comment!
Please enter your name here