Kryefaqja Shendeti a-z K Vitamina që përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë

Vitamina që përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nivelet e larta të vitaminës D në gjak mund të ulin rrezikun e kancerit, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se nivelet e larta të “vitaminës së diellit” ulin me 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë. Ndërsa për të gjitha llojet e tjera të kancerit rreziku ulet në total me 20%, ku më e dukshme është tek meshkujt.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 33 mijë personave të të dyja gjinive dhe të grupmoshës 40-69 vjeç.

Ata siguruan të dhëna për pjesëmarrësit për historinë e tyre mjekësore, dietën dhe mënyrën e jetesës. Pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe analizave të gjakut, që u përdorën për të përcaktuar nivelet e vitaminës D.

Për një periudhë 16-vjeçare shekncëtarët vëzhguan rastet e raportuara me kancer, ku më shumë se 3 mijë raste u shfaqën vetëm gjatë periudhës së studimit.

Vitamina D lufton kancerin

Shkencëtarët analizuan të dhënat e gjakut, ndërkohë që morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë rrezikues të kancerit, si mosha, pesha (BMI), nivelet e aktivitetit fizik, konsumimi i alkoolit dhe dietat, si dhe stinët që ndikojnë në sasinë e vitaminës D në gjak.

Ata zbuluan se vitamina D ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e mëlçisë, ku rezultatet ishin sidomos pozitive për meshkujt.

Sipas shkencëtarëve, nuk ka ndonjë lidhje mes kancerit të mushkërisë ose të kancerit të prostatës dhe niveleve të vitaminës D, edhe pse, të paktën nuk rrit rrezikun e shtimit të numrit të njerëzve të prekur nga këto lloje kanceri.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here