5 hapa për një shëndet më të mirë oral

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Shëndeti dentar është shumë i rëndësishëm. Për shembull, sëmundja e mishrave të dhëmbëve është lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe ndoshta edhe me disa lloje kanceresh.

Shëndeti jo i mirë dentar mund të ndikojë gjithashtu edhe në aftësinë për të ngrënë. Ai është i lidhur me shëndetin në përgjithësi, sepse inflamacioni dhe infeksionet në gojë mund të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.

Për këto arsye është e rëndësishme që të kujdesemi për dhëmbët dhe gojën. Disa mënyra se si mund ta bëjmë këtë janë:

  1. Mbajini dhëmbët të pastër

Kjo do të thotë që duhet t’i lani me pastë dhëmbësh të fluorizuar për 2 minuta të paktën 2 herë në ditë. Shmangni pastat zbardhuese të dhëmbëve që mund të dëmtojnë zmaltin.

  1. Zgjidhni furçën e duhur

Furçat manuale bëjnë një punë shumë të mirë, por pajisjet elektrike mund të bëjnë një punë edhe më të mirë. Këto të fundit mund të jenë më të lehta për t’u përdorur dhe nga personat në moshë.

  1. Pastroni mes dhëmbëve

Pastroni dhe ndërmjet dhëmbëve çdo ditë, në mënyrë që të largoni çdo grimcë ushqimi që mund të ketë mbetur aty.

  1. Bëni vizita te dentisti

Ndërkohë që shumë dentistë rekomandojnë një pastrim dhe kontroll të dhëmbëve çdo 6 muaj, shumica e njerëzve mund të jenë mirë edhe nëse e bëjnë këtë kontroll një herë në vit.

Por nëse keni sëmundje të mishit të dhëmbëve, pini duhan apo jeni me diabet, njëherë në 6 muaj është më e përshtatshme.

  1. Kuptojeni kur është një emergjencë

Një dhimbje e vazhdueshme, therëse, që e bën të vështirë përtypjen apo kafshimin mund të jetë një shenjë infeksioni, sidomos nëse shoqërohet me enjtje faciale. Këto infeksione mund të përhapen në nofull, kokë dhe qafë, kështu që duhet të kërkoni menjëherë trajtim tek dentisti juaj.

Burimi: Consumer Reports

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Pse duhet t’i lani dhëmbët çdo natë – dhe arsyeja nuk lidhet vetëm me shëndetin e gojës
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës