5 hapa për të ndërtuar kocka të forta

Blerina Bombaj

1. Konsumoni 1-2 gota qumësht, 40gr djathë dhe 1 kupë kos me sa më pak yndyre. Përfshini në dietën tuaj edhe ushqime të tjera që përmbajne kalcium.

femijet2. Merrni vitaminë D jo vetëm nëpërmjet ushqimit, por kryesisht nëpërmjet ekspozimit të mjaftueshëm në rrezet e diellit. Vitamina D luan rol kyc në përthithjen e kalciumit nga organizmi. Nëse është e nevojshme mund të kërkoni suplement të saj për të plotësuar nevojat ditore. Suplementi duhet të përmbajë rreth 1000IU.

3. Bëni aktivitet fizik. Ecja dhe vrapi janë ushtrime të mrekullueshme për të ndërtuar dhe mirëmbajtur masën kockore.

4. Mos e tejkaloni sasinë e retinolit (vitaminës A). Vitamina A është tepër e rëndësishme, por çuditërisht nëse teprohet me sasinë e saj, ajo mund të bëhet toksike dhe të ketë efekt të kundërt për kockat!

5. Ndihmoni fëmijët tuaj të ndërtojnë kocka të forta. Fëmijëria dhe adoleshenca janë periudhat më kritike të formimit të masës kockore. Duke edukuar të rinjtë me mënyrë jetese të atillë që ofron sasi të mjaftueshme kalciumi nëpërmjet dietës, me aktivitet fizik dhe nivele optimale të vitaminës D, do t’i ndihmoni ata të formojnë masë kockore të shëndoshë sa janë të rinj dhe ta ruajnë atë kur të rriten dhe të moshohen.

Postime të ngjashme

Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia
Studimi zbulon se shumica e efekteve anësore të statinave nuk shkaktohen nga ilaçet
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Studimi: Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme
Çmimet e reja të barnave, reagon Ministria e Shëndetësisë
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet