5 mln dollarë taksë bimëve medicinale, tarifën e Trump 10% rrezikojnë ta paguajnë fermerët shqiptarë

70 përqind e eksporteve nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përbëjnë bimët medicinale dhe etero vajore.

Në vitin 2024 u eksportuan 50 milionë dollarë bimë. Eksportuesit ndërkohë kanë kontrata aktive me kompanitë amerikane por duhet që prej sot, shteti amerikan do t’ju marrë 10 përqind taksë. Kjo tarifë pritet të ulë sasinë e eksporteve nga Shqipëria por do të ulë edhe çmimin me të cilën grumbulluesit e marrin nga fermerët. Nëse në vitin 2024 një kilogram sherbele është shitur nga fermerët me 80 lekë, këtë ajo do të kushtojë 10% me lirë, ose 7.2 lekë kilogrami.

“Kjo tarifë i mbahet importuesve amerikanë, dhe qëllimi pse qeveria amerikane e bëri këtë është për të mbrojtur prodhimin e tyre. Në këtë kontekst industria e bimëve do të ketë një rënie të garantuar, ata do të reduktojnë eksportet tonë. Kjo është një valë tërmeti pasi importuesit do të goditen me 10% taksë importi, ata do të ulin çmimet 10% në vlerë Shqipërisë, ne eksportuesit do ta përballojmë por pjesa tjetër do të kalojë tek fermerët shqiptarë”, shprehet Xhavit Hysenaj, eksportues i bimëve medicinale për TCH.

Por Amerika nuk furnizohet vetëm nga Shqipëria me bimë medicianle dhe vajra esencial, treg  rëndësishëm për ta është Turqia dhe India. Sipas ekspertuesit Xhavit Hysenaj, amerikanët do të largohen nga prodhimet shqiptare, jo për shkak të cilësisë por çmimit.

“Veçanërisht rigoni dhe sherebelë janë shumë të rrezikuara sepse janë produkte që qeveria turke i mbështet fermerët e bimëve medicianle. Sherebela sot tek fermerët merret me 80 lekë, por nëse ky çmim ulet do jetë katastrofë dhe nuk do të ketë kultivimi të sherebelës në Shqipëri. Për shkak të politikave të subvencionit ekziston mundësia që sherebela shqiptare të zëvendësohet me atë turke”, shton më tej Hysenaj,

10 përqind tarifë mbi prodhimet shqiptare është 5 milionë dollarë që në fund nuk do paguhet nga tregtarët si ata shqiptarë apo amerikane, por nga fermerët shqiptarë që kultivojnë dhe grumbullojnë bimët medicinale.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat