5 shenjat e hershme paralajmëruese të goditjeve në tru, shumica nuk i dinë!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin. Goditjet varen nga shkalla e ashpërsisë që ndodhin, nga mpirje të përkohshme deri në paraliza të ndryshme, të gjitha rastet duhen trajtuar me emergjencë.

Goditjet në tru janë shkaku i tretë i vdekjeve në SHBA dhe shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë. Edhe pse goditjet janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, rreth një e katërta e goditjeve të regjistruara kishin ndodhur tek të rinjtë.

Ja disa nga shenjat e hershme që paralajmërojnë goditje në tru:

goditje ne truBalanca: dikush që mund të pësojë goditje do të ketë një humbje të papritur të balancës apo koordinimit. Detyra të thjeshta, si psh vendosja e gishtit në hundë për këta persona do të jetë e pamundur.

Sytë: shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditjet. Një person që mund të përjetojë ndryshime të papritura në shikim, turbullime dhe verbëri të njërintsy duhet të konsultohen menjëherë me mjekun. Rreth dy të tretat e atyre që pësojnë goditje ju përkeqësohet shikimi deri në verbëri.

Fytyra: ndryshimi i strukturës së fytyrës, njëra anë më e rënë se tjetra, njëri sy që duket më i përgjumur dhe i mbyllur, ndryshimi i buzëqeshjes në të dy anët e fytyrës mund të diktojë për goditje në tru.

Krahu: dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.

E folura qartë: ata që përjetojnë goditje e kanë të pamundur të flasin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Pas goditjes shumica e njerëzve përjetojnë afazinë. Afazia është gjendja kur truri nuk është më në gjendje të kuptojë fjalët e duhura për atë që po mendon. Këto gjendje mund të përmirësohen përmes terapisë së fjalës.

Faktori kohë është më i rëndësishmi në këto raste. Ju lutem nëse shikoni simptoma të tilla komunikoni menjëherë me mjekun.

Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa