5 ushqimet që parandalojnë impotencën seksuale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Frutat dhe vera e kuqe mund të ulin rrezikun për impotencë seksuale, thonë ekspertët. Gjatë një studimi të fundit të kryer në Britani, hulumtuesit shkencorë monitoruan dietën e 25 mijë meshkujve për 10 vite.domate1

Vetëm 1/3 e këtyre meshkujve patën probleme me impotencën seksuale gjatë kësaj periudhe. Meshkujt që konsumuan më shumë se 3 racione në javë nga 5 ushqimet më të mira për parandalimin e impotencës seksuale ishin 19% më pak të rrezikuar të prekeshin nga ky problem seksual.

Pesë ushqimet më të mira në këtë rast ishin: manaferrat, portokalli, vera e kuqe, molla dhe pjeshka.

Të gjitha këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat mund të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe bërë arteriet më fleksible. Shumica e rasteve me impotencë seksuale shkaktohen kur nuk ka mjaftueshëm rrjedhje të gjakut në organin mashkullor. Prandaj, për të parandaluar impotencën seksuale, meshkujt duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me flavonoide.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit