Humbja e dëgjimit është një temë e rëndësishme së cilës i duhet kushtuar më shumë vëmendje. Nuk është vetëm plakja ose ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmave të larta që mund të degradojnë dëgjimin tënd.
Humbja e dëgjimit mund të ndodhë për shumë arsye dhe ndonjëherë vjen nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me veshët tuaj. Ja 6 prej këtyre arsyeve:
- Infeksionet
Infeksionet virale dhe bakteriale mund të dëmtojnë dëgjimin tënd. Diçka aq e thjeshtë sa një ftohje ose një infeksion i veshit mund të mbysë dëgjimin tënd, të të dëmtojë ekuilibrin ose të rezultojë në një zhurmë që mund të ndjesh në brendësi të veshëve. Lajmi i mirë është se kjo humbjeje dëgjimi shpesh është vetëm e përkohshme. Sa më shpejt të kërkosh trajtim, aq më pak ka gjasa që humbja e dëgjimit të jetë e përhershme.
- Traumat e kokës
Kur themi trauma të kokës, e kemi fjalën për çdo gjë që dëmton strukturat e veshëve ose trurit. Kjo mund të jetë një goditje në kokë, një objekt i huaj në veshin tënd ose një aksident që dëmton daullen e veshit ose kanalin e dëgjimit. Kur diçka çan daullen e veshit (membrana në vesh që mban jashtë bakteret), sinjalet dëgjimore që zakonisht transferohen përmes dridhjeve nga veshi në tru, pengohen. Në rastin e dëmtimit të daulles së veshit, humbja e dëgjimit është e përkohshme.
- Problemet me dhëmbët
Ndoshta ti nuk shikon ndonjë lidhje mes problemeve dentare dhe problemeve me dëgjimin. Megjithatë, të dyja janë më të lidhura nga sa mendon. Infeksionet bakteriale në gojë – nga infeksionet e dhëmbëve ose dhëmbët e pjekurisë të prishur – mund të dëmtojnë dëgjimin tënd sepse shkaktojnë irritim duke ngushtuar enët e gjakut. Enët e ngushtuara të gjakut kufizojnë rrjedhjen e gjakut në qelizat thelbësore të qimeve të veshit dhe në zonat kryesore të trurit.
- Diabeti
Nëse ke diabet, ke dy herë më shumë gjasa të zhvillosh humbje dëgjimi. Kjo për shkak se sëmundja mund të dëmtojë qelizat nervore në veshët e tu. Nivelet e larta të sheqerit në gjak përkeqësojnë qelizat dhe nervat e veshit të brendshëm. Në të kundërt, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të jenë po aq të dëmshme me kalimin e kohës sa mund të mos lejojnë sinjalet të kalojnë nga veshët në tru. Në thelb, nëse fluksi yt i gjakut nuk po u jep nervave atë që u nevojitet për të dërguar sinjale në tru, prandaj ndodh humbja e dëgjimit.
- Presioni i lartë i gjakut
Qarkullimi i gjakut është thelbësor për dëgjim të shëndetshëm. Strukturat e veshit janë delikate dhe të ndjeshme ndaj ndryshimeve në rrjedhën e gjakut. Kur presioni i gjakut është i lartë, zemra dhe enët e gjakut janë të mbingarkuara. Zemra jote po pompon më shumë gjak se zakonisht, që do të thotë se strukturat e veshit janë të mbingarkuara me gjak, duke rezultuar në humbje të përkohshme të dëgjimit që largohet kur presioni i gjakut ulet përsëri.
- Apnea e gjumit
Apnea e gjumit është një çrregullim gjatë gjumit ku frymëmarrja e një personi ndalon dhe rinis vazhdimisht në ritme jo të zakonshme. Hulumtimet e fundit kanë lidhur apnean e gjumit me shtimin e rasteve të humbjes së dëgjimit. Megjithëse nuk ka ende një arsye përfundimtare nga komuniteti mjekësor, ka të ngjarë të lidhet me uljen e rrjedhjes së gjakut në veshët e brendshëm. Pa rrjedhjen e gjakut, qelizat dhe enët vdesin, që do të thotë se mesazhet nuk do të shkojnë nga veshi në tru.