7 gjëra që duhet të bëni për të përmirësuar kujtesën

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Me kalimin e kohës kujtesa bëhet pak problematike. Por ka njerëz, që pavarësisht moshës, vazhdojnë të kenë kujtesë të mirë. Gjeni më poshtë shtatë gjëra që duhet të bëni për të përmirësuar kujtesën tuaj. 

  1. Flini mirë

Ndërkohë që flemë, truri merr informacionin e mbledhur gjatë ditës dhe e proceson atë në kujtesën afatgjatë. Prandaj sigurohuni që të flini 7-9 orë në natë për të optimizuar përfitimet shëndetësore .

  1. shkarravisShkarravisni

Tregojani këtë të dhënë shkencore shefit tuaj herën tjetër që atij i duket se  nuk e keni mendjen kur ai flet dhe ju shkarravisni gjëra pa kuptim në bllokun tuaj të shënimeve. Kërkimet tregojnë se shkarravitjet në letër ndërkohë që dëgjoni diçka, mund të ndihmojnë në ruajtjen më të mirë të informacionit.  Në një studim, hulumtuesit zbuluan që njerëzit që shkarravisin ndërkohë që dëgjojnë, mbajnë mend 29 për qind më shumë informacion se ata që  thjesht dëgjojnë. Veprimi në vetvete ndihmon trurin të qëndrojë aktiv dhe i fokusuar, duke eklipsuar shpërqendrimet nga ambienti dhe duke lehtësuar tërthorazi ngulitjen e informacionit që vjen prej dëgjimit.

  1. Bëhuni të ndërgjegjshëm për dietën tuaj ushqimore

Studimet tregojnë se ekziston një lidhje e sigurt mes ushqimeve që njerëzit konsumojnë dhe kujtesës. Sipas Harvard Health, dieta të pasura në yndyrna ndikojnë në gjenin përgjegjës për sëmundjen e alcajmerit. Është e rëndësishme që të theksohet se një studim i tillë është kryer vetëm në gra, por me siguri që jep të dhëna më të sigurta se studime të kryera mbi brejtës. Ushqime të pasura në yndyrna të pangopura, frutat, perimet, mishi i peshkut dhe  frutat arrore janë disa nga përbërësit që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore për të përmirësuar kujtesën.

  1. Ndaloni duhanpirjen

Një studim i vitit 2010 zbuloi  një lidhje domethënëse shkakore midis duhanpirësve dhe shtimit të rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e alcajmerit.

  1. Ushtrohuni fizikisht

Thënia e vjetër: “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë” mesa duket qenkësh e vërtetë. Një studim i vitit 2014 i Universitetit të Kolumbias arriti në përfundimin se ushtrimet e rregullta fizike mund të rrisin volumin e hipokampusit, njëra nga pjesët e trupit që është përgjegjëse për ruajtjen e informacionit, pra kujtesën. Edhe  ky eksperiment i veçantë, theksohet në studim është kryer vetëm në individë të gjinisë femërore.

  1. Shmangni kryerjen e disa punëve në të njëjtën kohë

Na besoni, të punuarit njëkohësisht me disa detyra për një kohë të gjatë, vetëm do ta shtojë turbullirën tuaj mendore.  Ngarkesa e tepërt ka një rol shpërqendrues në aftësinë e trurit për t’u fokusuar dhe në efikasitetin e përgjithshëm të punës së tij. Monique M.Williams, asistente profesore e mjekësisë dhe psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Uashingtonit,  shprehet se njerëzit kanë nevojë për një mjedis të përshtatshëm për të  ushqyer  funksionet e kujtesës. Ajo këshillon të evitohet zakoni i kryerjes së detyrave njëkohësisht, si dhe  të eliminohen zhurmat dhe shpërqendrimet e vazhdueshme nga mjedisi që, sipas gjasave, i dëmtojnë funksionet e trurit, përfshirë edhe kujtesën.

  1. Jetoni një jetë të shëndetshme

Ekspertët e shëndetit shprehen se antidoti më  i mirë kundër plakjes së trurit është t’ i japësh përparësi shëndetit të përgjithshëm në tërësi. Kjo nënkupton të ushqehesh mirë, të jesh fizikisht aktiv/e dhe sidomos të mësosh të mbash nën kontroll stresin.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa