Kryefaqja Shendet Mendor 7 raste kur dëshira e madhe për seks mund të jetë pasojë...

7 raste kur dëshira e madhe për seks mund të jetë pasojë e një traume psikologjike

0
Shpërndaje

Njerëzit e përballojnë traumën në mënyra të ndryshme dhe ndonjëherë nuk arrijnë të kuptojnë se sjellje të caktuara mund të jenë të lidhura me ngjarje të së shkuarës. Njëra prej tyre mund të jetë sjellja hiperseksuale apo thënë ndryshe dëshira për seks. Por cilat janë rastet kur kjo dëshirë është e lidhur me traumat psikologjike të së kaluarës?

  1. Për ty seksi është prioritet

Prioriteti i seksit mbi gjithçka tjetër është një shenjë e një jete seksuale jo të shëndetshme. Kjo dëshirë krijon vështirësi me kontrollin e mendimeve, veprimeve ose bisedave rreth seksit duke penguar në këtë mënyrë funksionimin e përditshëm.

  1. Pas seksit ndihesh keq me veten

Një tjetër shenjë e traumës është të pendoheni pas marrëdhënies seksuale. Një pjesë e njerëzve me histori traume shpeshherë përdorin seksin si një mënyrë për të përballur ndjenjën e tyre të psigurisë emocionale.

  1. Përfshirja në sjellje të rrezikshme

Të bësh seks të rrezikshëm duke përfshirë këtu mospërdorimin e mjeteve mbrojtse gjatë aktit mund të jetë një shenjë tjetër e traumës. Nevoja për të qetësuar këto siptoma psikologjike dhe fiziologjike të lidhura me tramën mund të çojë në sjellje të rrezikshme përmes seksit rastësor dhe me partnerë të shumtë.

  1. Përdor seksin për të kontrolluar mendimet apo veprimet e të tjerëve

Njerëzit me trauma të së kaluarës mund ta përdorin seksin si një formë kontrolli mbi mendimet e tyre ose mbi veprimet e të tjerëve në vend që të forcojnë intimitetin.

  1. Krijon varsi nga seksi

Ekziston një diferencë ndërmjet shijimit të seksit dhe varësisë që njerëzit mund të krijojnë. Kjo e fundit është e njëjtë me varësinë që krijohet nga përdorimi i alkoolit ose drogës, duke arritur në pikën ku njerëzit nuk ndiejnë kënaqësi nga marrëdhënia seksuale.

  1. Shkëputja e trupit gjatë seksit

Shkëputja gjatë seksit mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur veten nga ndjenjat negative që traumat lënë. Individët që kanë përjetuar abuzime seksuale të përsëritura shpesh mësojnë të shkëputen nga trupat e tyre. Ky është një proces ku ata mpihen emocionalisht për të përballuar traumën e përsëritur.

  1. Përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie kuptimplotë

Ndarja e seksit nga intimiteti emocional mund të tregojë abuzim seksual në të kaluarën. Kjo mund të ndodhë nga fakti se personat e abuzuar janë të gatshëm të kryejnë marrëdhënie të rastësishme, por të paaftë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme me një person me të cilin ndihen të afërt emocionalisht.

Burimi: Huffington Post

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here