Konstipacioni (kapsllëku) ka pasoja në sëmundjet e veshkave…

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Kapsllëku shoqërohet me një rrezik prej 13% më të lartë për sëmundje kronike të veshkave dhe një rrezik 9% më të lartë për humbjen e funksionit te veshkave, dhe këto rreziqe jane me te medha sa me e forte te jete gjendja e kapsllekut

“Studimet e bera kane vene  në pah lidhjen e besueshme midis zorrës dhe veshkave dhe japin nje deshmi bindese per rolin e kapsllekut  në patogjenezën e përparimit të sëmundjeve të veshkave,” thote nje nga nefrologet me te shquar te SHBA:  Csaba P. Kovesdy, MD, ne departamentin e  nefrologjisë në Universitetin e Tennessee Health Science Center, ne Memphis VA  “Rezultatet tona sugjerojnë nevojën për vëzhgim të kujdesshëm të trajektores së funksionimit të veshkave te pacientët me kapsllëk, veçanërisht midis  atyre me kapsllëk më të rëndë.”

Kovesdy dhe kolegët vlerësuan lidhjen midis statusit dhe ashpersise së kapsllëkut dhe sëmundjes kronike të veshkave (CKD), te sëmundjes renale të fazës terminale  (ESRD) dhe uljes se  të filtrimit glomerular (eGFR) në një grup njerezish  prej  më shumë se 3.5 milion personash  me funksionin normal te veshkave që janë ekzaminuar për herë të parë në 2004 dhe 2006, dhe më pas janë ndjekur deri në 2013.

Grupi i përgjithshëm në fillim kishte një moshë mesatare prej 60 vjet, 93.2% ishin burra, 15.3% ishin të zinj, 24.7% kishin diabet dhe eGFR mesatar ishte 83.8 ml / min për 1.73 m2. 253.441 individë që kishin konstipacion ishin më të moshuar, më shumë të ngjarë të ishin të zinj, kishin një prevalencë më të lartë të semundjeve bashkeshoqeruese  përveç HIV / AIDS, kishin të ardhura më pakta  për frymë dhe kishin më pak shanse  të martoheshin.

Analizat e shumëllojshme treguan se pacientët me kapsllëk kishin shifer më të lartë të incidencës së semundjes kronike te veshkave  (HR = 1.13; 95% CI, 1.11-1.14) dhe semundjes terminale te veshkave  (HR = 1.09; 95% CI, 1.01-1.18). Kapsllëku ishte shoqëruar edhe me rënie progresive të filtrimit glomerular , dhe ashpërsia e kapsllëkut shoqërohej me rreziqe në rritje graduale për secilin rezultat të veshkave.

Mekanizmat e mundshëm për kete keqesim te problemeve te veshkave  mund të lidhen me mikrobiotën (mikrofloren ) e zorrëve ose edhe me  nivelet e serotoninës, sugjeruan studiuesit.

Nëse studimet e vazhdueshme  tregojnë një rol shkakesor  të kapsllëkut në sëmundjet e veshkave, trajtimi i konstipacionit me ndryshimin  në mënyrën e jeteses ose me probiotikë mund të jetë mbrojtës i shëndetit të veshkave, ve në dukje Kovesdy në publikime.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat