Ushqime të shëndetshme që mund të çojnë në shtim peshe

Dietologët shpjegojnë se pesë ushqime në dukje të shëndetshme mund të çojnë “fshehurazi” në shtim të padëshiruar në peshë. Mbajtja e një diete të ekuilibruar është zakonisht një pjesë themelore e udhëtimit të shumë individëve drejt dobësimit.

Ato shpjegojnë se, edhe kur ushqimet përmbajnë lëndë ushqyese të shëdetshme konsumimi i tepërt i tyre mund të pengojë përpjekjet për humbjen e peshës

“Zgjedhja e ushqimeve të duhura është një pjesë kyçe e mbajtjes së një diete të shëndetshme, por është e rëndësishme që të mos e teprojmë vetëm sepse mendojmë se janë të mira për ne”, shpjegojnë ekspertët.

Avokadot

Avokadot janë një zgjedhje massive për mëngjes, por një avokado mesatare përmban rreth 240 kalori – kështu që këshillohet moderimi.

Drithërat e plota

Buka, orizi dhe makaronat janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe të kontrollojnë nivelet e kolesterolit. Moderimi është çelësi pasi tejkalimi me këto ushqime mund të rrisë nivelet e marrjes së kalorive pa e kuptuar

Gjalpë arrash

Gjalpi i arrave është burim i mirë i yndyrave dhe proteinave të shëndetshme, por duhet mbajtur në vëmendje përmbajtja e sheqerit pasi shpesh mund të përmbajnë shumë sheqerna të shtuara dhe si rezultat mund të rriten nivelet e kalorive.

Drithërat e mëngjesit

Një mëngjes i shëndetshëm është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën dhe për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që i nevojitet, por është shumë e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë vendosni në pjatën tuaj të mëngjesit. Disa drithëra mëngjesi janë të ngarkuara me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara, të cilat mund të shkaktojnë një rritje të energjisë dhe gjithashtu mund të përmbajnë shumë kalori.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe