Dëmton kockat dhe organet, rreziqet e kolesterolit të ulët tek shëndeti i grave!

Kolesteroli mund të jetë problem serioz nëse nivelet e tij janë në ekstremitete.  Kur themi këtë kemi parasysh kolesterolin e lartë që njihet gjerësisht për efektin negativ që ka në arterie dhe zemrës.

Gjithashtu dhe atë të ulëtin i cili njihet më pak, por është njëjtë i dëmshëm për shëndetin.

Megjithëse për kolesterolin e ulët mund të keni dëgjuar më pak dhe mund të mos e konsideroni si një problem, ai dëmton kockat dhe shumë organe.

Kryesisht në shëndetin e trurit, pasi luan një rol kryesor në shfaqjen e sëmundjeve si ishemia apo hemorragjia cerebrale.

Sipas mjekëve në këto raste ekziston një kërcënim jo i vogël nga kolesteroli i ulët.

Pra, nëse nivelet e tij në trup janë 70 mg/dl ose më të ulëta.

Përgjatë viteve dhe kontrolleve të vazhdueshme, u vu re se disa prej tyre u goditën nga hemoragjia cerebrale apo ishemia.

Kjo ndodhi me 137 prej tyre të cilat kishin nivele shumë më të ulëta se normalja të yndyrës në gjak.

Ndërsa për ato të cilat u prekën nga kolesteroli i lartë simptomat dhe rreziqet nuk lidhesh më me trurin, por me zemrën.

Rreziqet nga këto sëmundje mund të shtohen edhe më shumë, për gratë të cilat nuk kanë një stil të shëndtshëm jetese apo konsumojnë shumë duhan.

Çfarë këshillojnë mjekët

Dukë qenë se sëmundje të tilla që prekin trurin janë më të shpeshta tek gratë mjekët këshillojnë kontrollin e vazhdueshëm.

Bëni analiza gjaku të paktën dy herë në vit dhe masni nivelet e yndyrës në gjakun tuaj.

Kryesisht pas të 50-tave dhe pas menopauzës mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe jetesa e shëndetshme janë thelbësore.

Mos konsumoni yndyrna të pashëndetshme, por vetëm ato natyralet nga vaji i ullirit apo mishi disa herë në javë.

Burimi: Agroweb.org

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat