Luhatja e motit shton virozat/ Mjekët tregojnë pasojat e ndryshimit të shpeshtë të temperaturave

Me luhatjen e temperaturave këto ditë ka nisur të rëndohet situata epidemiologjike në vend.

Nëpër qendra shëndetësore ka fluks të shtuar pacientësh të cilët paraqiten për ndihmë mjekësore  si fëmijët dhe të rriturit.

Vetëm një mjek realizon 30 vizita në ditë.

 “Ka shumë viroza që po qarkullojnë të favorizuara nga luhatjet e temperaturave të cilat favorizojnë shtimin dhe qarkullimin e bakterieve”, tha mjekja patologe Ajsela Aga për TCH.

Infeksionet respiratore shoqërohen shpesh edhe me temperaturë te pacientët.

“Kanë rrjedhje hundësh, gërricje fyti, këputje”.

Përveç virozave të stinës  ka edhe raste me covid 19.

“Ka raste të cilat i diagnostikojmë edhe nga simptomat por edhe me rapid test që rezultojnë covid pozitiv”, tha ajo.

Rekomandimet e mjekvë  janë që të shtohet sasia e fruta perimeve në menunë e përditshme.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat